Dashuria e Uedës dhe Arlindit i dhuroi çiftit jo vetëm fitoren në “Love Island Albania”, por edhe çmimin e madh prej 50 mijë eurosh. Siç u pa në finalen e madhe, Ueda zgjodhi dashurinë dhe vendosi që paratë t’i ndajë me Arlindin.
Megjithatë, Arlindi është shprehur se veprimi i parë që do të bëjnë me paratë është të ndihmojnë prindërit e Uedës me një pjesë të tyre. Këtë deklaratë çifti e sqaron më gjatë për “Rudina” në Tv Klan në intervistën e tyre të parë të përbashkët.
Ueda: Edhe pse kam këtë dëshirë shumë të madhe që t’ua kthej në njëfarë mënyre prindërve të mi se kanë sakrifikuar shumë, e di se ata nuk kërkojnë asgjë ndaj meje dhe janë shumë krenarë për kush është Ueda dhe vajzën që kanë rritur. Ashtu si njerëzit thonë jam i mirë vetë, e di se prindërit e mi janë shumë më të mirë që më kanë rritur kështu. Dua në njëfarë mënyre t’ua kthej, por besoj që fakti që unë jam Ueda dhe jam duke përcjellë gjërat që ata më kanë mësuar është njëfarë gjëje më e madhe se sa leku apo ndonjë gjë, ata nuk e presin hiç.
Arlindi vlerëson sakrificën e prindërve në emigracion dhe e mbështet deklaratën e partneres së tij.
Arlind: Ueda ka detyrat e veta se kanë investuar me çdo kusht dhe janë të detyruar të marrin pjesën e tyre, e meritojnë.
Ndryshimet në Kodin Penal, parashikojnë dënim me burg për parkimin dysh. Përmes një postimi në rrjete sociale, deputeti i Partisë…
Analizë lidhur me detyrimin për publikimin nga Struktura e Apelimit Tatimor të vendimeve Struktura e Apelimit Tatimor (Drejtoria e Apelimit…
Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka reaguar për herë të parë publikisht pas përjashtimit nga gara përmes zarfit…
Xheneta Fatahu është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale, pasi ka zbuluar se së fundmi i është nënshtruar një…
Indonezia po ndërmerr hapa për të zgjeruar mundësitë e punësimit jashtë vendit për punëtorët e saj migrantë, duke eksploruar marrëveshje…
“Saga” Asllani po shkon në ditët e fundit, kjo pasi merkato e dimrit përfundon më 1 shkurt. Këtë periudhë, që…