showbiz

Dëshmitari: Usher ishte i pranishëm kur Diddy sulmoi Cassie

Këngëtarja dhe kompozitorja Dawn Richard doli në gjyqin e të akuzuarve në gjykatën federale të Manhattanit duke ofruar dëshmi dramatike rreth Usherit kur përshkruante marrëdhënien midis Sean ‘Diddy’ Combs dhe ish-të dashurës së tij, Cassie Ventura.

Richard, e cila u bë e famshme si pjesë e Danity Kane dhe më vonë performoi në trion Diddy – Dirty Money , u tha jurisë se ishte dëshmitare kur Diddy sulmonte ashpër Venturën.

Richard filloi duke përshkruar një darkë të vitit 2010 në një vend në modë në Hollywoodin Perëndimor. Një mosmarrëveshje e qetë midis Combs dhe Ventura papritmas u shndërrua në dhunë fizike, tha ajo, kur Combs “e goditi me grusht në stomak”.

Sipas Richardit, ne tavoline ishin: Usher, Ne-Yo dhe titani i industrisë Jimmy Iovines.

Pasi grupi u largua nga restoranti, Richard hipi në një makinë me Combs dhe Venturën. Ajo kujtoi se Combs e kapi Venturën nga qafa, pastaj e qëlloi në fytyrë ndërsa e qortonte.

“Ai i tha asaj se duhej ta dëgjonte,” tha Richard, duke shtuar se Ventura mbeti e heshtur dhe dukshëm e tronditur.

Richard tregoi gjithashtu një përballje të veçantë në vitin 2009, një të cilën ajo e quajti “shumë më të keqe”. Në atë rast, Combs dyshohet se e goditi Venturën me një tigan. Richard dëshmoi se kur ajo dhe një dëshmitar tjetër reaguan me tmerr, Combs i paralajmëroi ata se “mund të zhdukeshim” nëse ata do të flisnin ndonjëherë për atë që kishin parë.

E pyetur nga Ndihmësprokurorja e SHBA-së Mitzi Steiner se çfarë domethënie kishin ato fjalë sipas saj, Richard u përgjigj pa hezitim: “Se do të na vriste.”

Tags: diddyusher

të fundit

Horoskopi 18 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do…

3 hours ago

Lajm i mirë për Kosovën, BE heq masat ndëshkuese, 205 mln euro mbështetje që nga janari 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të janarit, Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese ndaj…

3 hours ago

“Nuk guxon njeri të më përdorë si vegël për çështje alla Ervin”, Grida Duma reagon ashpër: Nuk kam negociuar me Ramën, askush nuk mund të mendojë që bëj pazare me të

Grida Duma ka reaguar lidhur me akuzat e drejtuara ndaj saj nga disa figura brenda PD-së, sipas të cilave ajo…

4 hours ago

Vjosa Osmani injoron mungesën e Serbisë në samit, deklarata e përbashkët e BE-së: Po pengoni anëtarësimin e njëri-tjetrit

Në Bruksel u mbajt sot samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor ku në përfundim liderët e BE-së dhe të shteteve…

4 hours ago

Moti bënë kthesën drastike, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…

5 hours ago

Armëpushimi nuk po funksionon, Izraeli sulmon zonën e banuar në Gaza, 10 persona të plagosur

Një predhë mortaje e ushtrisë izraelite ka goditur një zonë banimi palestineze në qytetin e Gazës, këtë të mërkurë, duke…

5 hours ago