showbiz

Dera i mbyllet në fytyrë gjatë daljes në Nju Jork, ja reagimi i Rihanna-s

Rihanna dëshmoi edhe një herë se është një nga yjet më të qeta dhe plot humor të showbiz-it. Këngëtarja e famshme u filmua teksa po largohej nga hoteli luksoz Four Seasons në Nju Jork, të premten më 16 janar, kur një moment i papritur u bë viral në rrjetet sociale.

Teksa sigurimi i saj ecën përpara, dera u mbyll pas tij, duke e lënë Rihannën për një çast jashtë. Artistja 37-vjeçare nuk u shqetësua aspak nga situata dhe, me ironi të lehtë, tha: “Sa zotëri që je”, përpara se të qeshte dhe të hipte në makinën që e priste. Videoja u shpërnda gjerësisht, duke u pritur me komente pozitive nga fansat.

Ngjarja ndodhi në të njëjtën ditë kur partneri i saj, A$AP Rocky, publikoi albumin e tij të katërt me titull Don’t Be Dumb. Një ditë më pas, reperi u shfaq si i ftuar muzikor në emisionin Saturday Night Live, ndërsa çifti u pa së bashku edhe në festën pas shfaqjes.

Në një intervistë për New York Times Popcast, A$AP Rocky foli hapur për marrëdhënien e tij me Rihannën, duke zbuluar se ishte nëna e tij ajo që e inkurajoi të ndiqte këngëtaren. Ai e përshkroi Rihannën si një “grua shumë të veçantë” dhe tha se të dy u takuan në momentin e duhur të jetës së tyre.

Rihanna dhe A$AP Rocky janë prindër të tre fëmijëve dhe së fundmi këngëtarja ka lënë të kuptohet se mund të jetë duke menduar për zgjerimin e familjes edhe me një fëmijë të katërt.

të fundit

Rrëfimi i Linda Ramës: Jeta me Edin më ka bërë t’i them vetes “ti nuk i di të gjitha”

Gjatë një interviste në emisionin “Aromë gruaje” në RTSH, Linda Rama, ka rrëfyer copëza nga marrëdhënia e saj me bashkëshortin…

37 minutes ago

U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit/ Gjykata Administrative rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt

Gjykata Administrative, ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të komanduar të Bashkisë Tiranë Alban Dokushi, duke shpallur…

44 minutes ago

Plagosja e të riut me armë në zonën e Freskut, arrestohet pas disa muajsh në kërkim autori

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit për ndalimin e shtetasit K. C., i shpallur në…

55 minutes ago

Irani rihap hapësirën ajrore pas mbylljes së përkohshme për shkak të tensioneve me SHBA-në

Irani rihapi hapësirën e tij ajrore të mërkurën pas një mbylljeje që zgjati gati pesë orë, e cila u vendos…

57 minutes ago

Spanja nis tre ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik hekurudhor në Adamuz!

Spanja nisi të martën tre ditë zie kombëtare pas përplasjes fatale të dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Adamuz,…

1 hour ago

Më doli situata jashtë kontrollit/ Vrau 57-vjeçarin në Mamurras, zbardhet dëshmia e autorit

Shtetasi Andi Vokri 28-vjeç, i cili akuzohet se vrau me çekiç 57-vjeçarin Petrit Ndou në Mamurras, ka dhënë dëshminë e…

2 hours ago