Këngëtarja dhe aktorja amerikane Demi Lovato u martua së fundmi me këngëtarin Jordan Lutes, dhe tani ajo ka publikuar një pjesë të atmosferës në rrjetet sociale. Në një intervistë, ajo zbuloi detajet e kësaj dite të veçantë.
Ata u martuan në pronën Belosguardo në Santa Barbara. Në ceremoni ishin të pranishëm 135 të ftuar.
“Kur e pamë këtë vend, të dy e dinim pa dyshim se donim të martoheshim këtu. Vendndodhja është e bukur, nga bari i valëzuar deri te pamjet e oqeanit. Ishte qetësi dhe thjesht na dukej si gjëja e duhur për të bërë”, tha ajo për Vogue.
Çifti u takua në vitin 2022. Lutes i propozoi Lovatos në dhjetor 2023. Përpara propozimit, ai mësoi të luante kitarë në mënyrë që të kënaqte të zgjedhurin e tij duke interpretuar një këngë që e shkroi vetë.
“E diela ishte dita më e mirë e jetës sime. U martova me burrin e ëndrrave të mia, i cili është gjithashtu miku dhe shpirti im binjak, në ditën më të përsosur, me miqtë dhe familjen time më të ngushtë, e rrethuar nga kaq shumë dashuri”, shkroi ajo në Instagram.
“Pjesa më e mirë e ditës? Të dija që do ta kaloja pjesën tjetër të jetës sime me ty, Jordan. Të dua më shumë sesa mund të përshkruajnë fjalët. Paç fat, zemër”, shkroi ajo.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD do të nis revoltat dhe se ka një gatishmëri dhe…
Përpos formës së dobët dhe mungesës së rezultateve në Superiore, te ekipi i Flamurtarit ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë.…
Benita Zena ka folur edhe një herë për Elijona Binakajn, me të cilën nuk ka raporte të mira që nga…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku, e njohur për aktivitetin e saj të vazhdueshëm në rrjetet sociale,…
Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje të moshuar ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor…
Policia e Kurbinit ka reaguar zyrtarisht në lidje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure…