Familjarët e Stenaldos kanë reaguar në lidhje me deklaratën që bëri Rogerti ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.
Në një postim në Instagram, familjarët e Stenaldos shkruajnë se t’i thuash dikujt “Zoti të ka ndëshkuar kështu” është çnjerëzore.
Ata theksojnë se përdorimi i Zotit për të justifikuar fjalë urrejtjeje ndaj një personi me aftësi të kufizuara përbën mungesë totale empatie dhe është një nga nivelet më të ulëta të mendimit njerëzor.
“T’i thuash dikujt ‘Zoti të ka ndëshkuar kështu’ është thellësisht çnjerëzore. Mos e përdorni Zotin për të justifikuar urrejtjen, injorancën dhe mungesën totale të empatisë. Të ofendosh një person me aftësi të kufizuara dhe ta lidhësh këtë me Zotin është niveli më i ulët i mendimit. Mos e përmendni Zotin për të justifikuar mungesën tuaj të njerëzillëkut. DISKRIMINIME .TURP”, thuhet në reagimin e familjarëve të Stenaldos.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në mbikalimin e Shkozetit. Burimet bëjën me dije…
Një errësirë totale ka prekur mbrëmjen e sotme zonën e Lungomares, në Vlorë. Burime për medirt bëjnë me dije se…
Në seancën plenare të sotme në Kuvend, Partia Socialiste ka tërhequr nga rendi i ditës projektvendimin për ndryshimet në përbërjen…
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të…
Debati i zhvilluar së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkaktuar reagime të forta jashtë saj, pas një…
Pas përplasjes midis Stenaldos dhe Rogertit, ku ky i fundit ka degraduar gjatë debatit duke i thënë "Ty të ka…