Erjola Doçi ka ngjallur reagime shumë të forta në shtëpi pas veprimit të saj ndaj Ilnisës, duke bërë hallvë. Por si është pritur ky veprim jashtë “Big Brother”?
Motra e saj ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me këtë situatë, kur duke folur për “Shqipëria Live”, tha se i kanë kërcënuar edhe me jetë. Ajo tha se veprimi i motrës së saj ishte thjeshtë një veprim figurativ, që lidhej me lojën dhe jo Ilnisën si individ apo njeri.
“Ishte në mënyrë figurative, jo nga ana njerëzore, por nga ana e lojës. Nuk e kuptoj sepse kanë reaguar aq ashpër kur është brenda kuadrit të lojës. Nuk e di nëse e kanë përdorur këtë situatë.
Nuk jam brenda Ilnisës, por mendoj se ajo e ka bërë më të madhe se duhet. Edhe ajo preku diçka te familja jonë, dhe Erjola u hakmor në thonjëza. Erjola kur është fut aty ka pasur mendime të ndryshme, pastaj është afruar aty me Julin dhe Ledionën.
Ne si familje jemi ndjerë shumë të kërcënuar nga rrjetet sociale, nga njerëzit, na kanë shkruar. Unë nuk mendoj se është diçka ekstreme që të shkojë deri në ekstrem. Gjithë ky mllef për një veprim figurativ”, tha motra e saj.
Mijëra studentë e qytetarë janë bërë bashkë në protestë te Ministria e Arsimit. Thirrjet “Rama në burg”, “Belinda në burg”,…
Projektligji për transformimin e angazhimeve kontraktuale në punësim të rregullt parashikon mundësinë që personat e angazhuar me kontrata pune me…
Një burrë 74-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se i është vjedhur një pistoletë e markës “Glock” nga automjeti…
Ish-futbollisti legjendar brazilian, Leite Kaka, ka rishikuar ngjarjet aktuale në futboll pas ceremonisë së fundit të ndarjes së çmimeve, duke…
Chelsea dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.Blutë…
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja…