Situata mes Selin dhe Rogertit, ka arritur një pikë kulmore gjatë orëve të natës, duke shënuar një nga momentet më të tensionuara deri më tani brenda shtëpisë, të paktën mes tyre.
Pas një dite të mbushur me debate, akuza dhe përplasje verbale, konflikti mes tyre ka kaluar në një tjetër nivel, duke shkaktuar reagime të forta te banorët dhe publiku.
Gjatë ditës, marrëdhënia mes Selinës dhe Rogertit ka qenë e ngarkuar, me fjalë të ashpra dhe situata që kanë rritur ndjeshëm tensionin mes tyre.
Pavarësisht përpjekjeve për të ruajtur qetësinë, duket se ngjarjet e ditës kanë lënë pasoja emocionale, të cilat janë reflektuar gjatë natës.
Në orët e vona, teksa Rogerti ndodhej në shtrat, Selina i është afruar dhe e ka goditur me forcë, duke përdorur një objekt që nuk dallohet qartë për shkak të errësirës.
Veprimi ka qenë i papritur dhe ka zgjatur vetëm pak çaste, por ka mjaftuar për të shkaktuar reagim të menjëhershëm.
Rogerti ka reaguar me një pasthirrmë dhimbjeje, ndërsa zhurma ka alarmuar banorët e tjerë, të cilët janë zgjuar nga gjumi dhe janë afruar për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.
Tashmë pritet reagimi i produksionit dhe vendimi që do të merret lidhur me këtë situatë, e cila mund të ndikojë ndjeshëm në vazhdimësinë e lojës dhe marrëdhëniet mes banorëve.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka uruar të gjithë shqiptarët për Pavarësinë e Kosovës përmes një postimi të…
Prokuroria e Tiranës, ka thirrur për të marrë në pyetje drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona. Mësohet se thirrja…
Avokati i Rexhep Selimit në Hagë, Geoffrey Roberts, sot në deklaratën përmbyllëse tha se paaftësia e Prokurorisë për të bërë…
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, është nisur drejt Uashingtonit, në përgjigje të ftesës së Presidentit të SHBA-ve Donald J.Trump,…
Pas një ndarjeje që u konsiderua përfundimtare, Leo dhe Lela duket se kanë habitur publikun me një zhvillim të papritur…
Pas videos virale ku avokati i Safet Bajrit, Sokol Tahiraj, përdorte një karrocë supermarketi për të marrë dosjet e klientit…