showbiz

Debat i ashpër në dhomën e bardhë mes Eglës dhe Meritonit

Meritoni, Egla dhe Ilnisa, tashmë janë të vendosur nga Vëllai i Madh te dhoma e bardhë, ku të shtunën do të marrin vesh se cili prej tyre, do të rifutet në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.

Do të jetë publiku që do të vendosë, se kë dëshiron që të shikojë sërish në garë për çmimin e madh.

Të lidhura

None found

Edhe pse Vëllai i Madh i skualifikoi nga “Big Brother VIP3” për shkak të sjelljeve agresive ndaj njëri-tjetrit, duket se Egla dhe Meritoni nuk po gjejnë sërish paqe së bashku.

Të gjendur në një dhomë deri të shtunën, aktorja dhe moderatori kanë zhvilluar një diskutim me doza ironie, ndërsa Ilnisa është treguar më e ftohtë, duke qëndruar larg debatit.

Pjesë nga debati:

Egla: “Me një njeri që më thotë interesaxhie, nuk denjoj të flas. Mëso të flasësh”.

Meriton: “Po je”.

Egla: “Çfarë jam”?

Meriton: “Nuk flas me një njeri që nuk e kupton se çfarë flas. O je e edukuar, o s’je”.

Egla: “S’jam e pa edukatë, unë thashë çfarë jam”.

Meriton: “Unë them çfarë realisht je dhe të thashë ‘pse je kontradiktore”.

Egla: “Sepse njeriu është ashtu, kontradiktor”.

Meriton: “Ti dhe Romeo keni interesa të përbashkëta për të shkuar në finale”.

Egla: “Unë i kam xhan, jam vetëm”.

Meriton: “Si mund ta kesh xhan kur i thua kastravec”?!

Egla: “Kastraveci është një perime që unë e dashuroj”.

Meriton: “Si mundesh me i thënë Heidit je italiane, me zë të lartë”?!

Egla: “I jam afruar për t’i thënë mos thuaj ‘jam italiane’. Po thua gjëra papagallshe. Bëfsh gjumin e ëmbël dhe pafsh ëndrra… të bukura”!

Meriton: “Sa të qartesh, flasim”.

Egla: “Jo se nuk marr këshilla nga një vogëlush 28-vjeçar”.

Meriton: “Ti e di shprehjen ‘I vogël, i vogël, por sherrin e madh”.

Egla: “Jo nuk e di, ke sherr të madh ti”?

Meriton: “S’e  kupton ti, ndoshta se është e thellë”.

Egla: “Ndoshta, se nuk jam aq e thellë sa ti”.

të fundit

VIDEO NEWS/ Police use drone to drop tear gas on protesters, moment it crashes

Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz…

2 minutes ago

Arsenali synon huazimin e Endrickut nga Real Madridi në janar

Arsenali ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas…

2 minutes ago

Protesters move to Myslym Shyri Street, blocking it with garbage bins

Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në…

2 minutes ago

E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Monika Lubonja thumbon kritikuesit pas publikimit të videove intime: Unë nuk e flas gjuhën e tyre

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…

2 minutes ago

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund zbulojnë formacionet për derbin gjerman

Formacionet zyrtare të derbit gjerman mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit janë publikuar, me të dy skuadrat që kanë zbuluar…

2 minutes ago

VIDEO/ Police drone falls on protesters as large numbers of officers intervene to disperse citizens from the Prime Minister’s Office

Tensionohet situata te Kryeministria. Hidhet gaz lotsjellës me intensitet. Forca të shumta policie janë vendosur në gatishmëri në protestën te…

2 minutes ago