Meritoni, Egla dhe Ilnisa, tashmë janë të vendosur nga Vëllai i Madh te dhoma e bardhë, ku të shtunën do të marrin vesh se cili prej tyre, do të rifutet në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.
Do të jetë publiku që do të vendosë, se kë dëshiron që të shikojë sërish në garë për çmimin e madh.
Edhe pse Vëllai i Madh i skualifikoi nga “Big Brother VIP3” për shkak të sjelljeve agresive ndaj njëri-tjetrit, duket se Egla dhe Meritoni nuk po gjejnë sërish paqe së bashku.
Të gjendur në një dhomë deri të shtunën, aktorja dhe moderatori kanë zhvilluar një diskutim me doza ironie, ndërsa Ilnisa është treguar më e ftohtë, duke qëndruar larg debatit.
Pjesë nga debati:
Egla: “Me një njeri që më thotë interesaxhie, nuk denjoj të flas. Mëso të flasësh”.
Meriton: “Po je”.
Egla: “Çfarë jam”?
Meriton: “Nuk flas me një njeri që nuk e kupton se çfarë flas. O je e edukuar, o s’je”.
Egla: “S’jam e pa edukatë, unë thashë çfarë jam”.
Meriton: “Unë them çfarë realisht je dhe të thashë ‘pse je kontradiktore”.
Egla: “Sepse njeriu është ashtu, kontradiktor”.
Meriton: “Ti dhe Romeo keni interesa të përbashkëta për të shkuar në finale”.
Egla: “Unë i kam xhan, jam vetëm”.
Meriton: “Si mund ta kesh xhan kur i thua kastravec”?!
Egla: “Kastraveci është një perime që unë e dashuroj”.
Meriton: “Si mundesh me i thënë Heidit je italiane, me zë të lartë”?!
Egla: “I jam afruar për t’i thënë mos thuaj ‘jam italiane’. Po thua gjëra papagallshe. Bëfsh gjumin e ëmbël dhe pafsh ëndrra… të bukura”!
Meriton: “Sa të qartesh, flasim”.
Egla: “Jo se nuk marr këshilla nga një vogëlush 28-vjeçar”.
Meriton: “Ti e di shprehjen ‘I vogël, i vogël, por sherrin e madh”.
Egla: “Jo nuk e di, ke sherr të madh ti”?
Meriton: “S’e kupton ti, ndoshta se është e thellë”.
Egla: “Ndoshta, se nuk jam aq e thellë sa ti”.
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…
Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…
Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…
Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…