showbiz

Debat i ashpër në “Big Brother”, Françeska akuza të forta Erjolës: Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë (VIDEO)

Një debat i fortë ka ndodhur mes Erjolës dhe Françeskës, ku kjo e fundit e akuzon se e ka qejf Romeon. Kjo deklaratë e ka revoltuar pa masë Erjolën, ku nuk ka arritur ta mbajë veten dhe ka nisur me ofendime.

Ajo i drejtohet Françeskës, duke i thënë se është e obsesionuar ndaj lidhjes Romeo-Heidi dhe kërkon me patjetër që të fusë dikë në mes.

Të lidhura

None found

Françeska: “Ajo vdes për Romeon. Erjola mbaron për Romeon. Ta kam thënë tre herë deri më sot që t’i vdes për Romeon”.

Erjola: “Qyqja, Zot na ruaj mendtë e kokës. O injorante, unë këtë djalin e kam parë vërdallë nëpër Top Channel, s’kam pritur “Big Brother’, o e çmendur, ti nuk je në terezi”.

Françeska: “Këto ofendime që dalin nga goja jote mbaji për veten tënde ok”.

Erjola: “Do një teori të re për t’i rënë çiftit”.

Françeska: “Sa e dobët je, plehrat në krevat, ofendimet nga më të ndyrat, histerizmi në maksimum, Erjola rregullo sjelljen tënde, je duke u treguar vajzë skandal”.

Erjola: “Ik o Françeska kap një copë teori nga Graciano”.

Françeska: “Ta kam thënë para katër javës në vaskë por ti nuk e mban mënd. Pasi je zënë ti me Romeon për pijen, të kam thënë që ti edhe kur zihesh me Romeon të qesh buza”.

Erjola: “Sa injorante”.

Françeska: “Mbaje gojën se nuk të kam ofenduar asnjëherë. O vajzë e pa edukate”.

Erjola: “O e obesionuar pas Heidit dhe Romeos dhe gjen detaje me u zënë me të gjithë. O e fiksuar”.

Françeska: “O vajzë e ndyrë”.

Frjola:  “O horror”!

Françeska: “Nga ke ardhur ti nga rruga”?

Erjola: “Nuk gjen detaj tjetër për t’i rënë çiftit dhe më fut mua në mes”.

Françeska: “Vajzë nga rruga, ti vjen nga rruga”.

Erjola: “Unë Romeon në Top kemi pirë cigare bashkë dhe prita të të njoh këtu brenda në Big Brother.

Romeo ndërhyn dhe i thotë Erjolës këto akuza i ka nga Graciano pasi ai ka folur keq, madje ai i drejtohet edhe me fjalën “mi”.

 

të fundit

Dita e 19 e protestës studentore, protestuesit mblidhen para ministrisë së Arsimit! Të pranishëm edhe të rinj nga diaspora

Studentët kanë nisur grumbullimin para Ministrisë së Arsimit, ku do të mbajnë sot protestën kombëtare, pas tre javësh reagimesh dhe…

3 minutes ago

Policia përgatitet për protestën kombëtare të studentëve, autoboti i ujit pranë Kryesisë së Kuvendit

Teksa pritet të nisë pas pak protesta kombëtare e studentëve në Tiranë, Policia e Shtetit ka marrë masat e sigurisë…

15 minutes ago

Mustafi: Fitorja e studentëve në Serbi hap mundësi për shqiptarët e Luginës

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja…

19 minutes ago

Llapi dhe Prishtina zbulojnë formacionet për derbin e javës së 12-të në Superligë

Llapi dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…

21 minutes ago

Drita kërkon fitoren e katërt radhazi ndaj Vushtrrisë, publikohen formacionet

Drita dhe Vushtrria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…

27 minutes ago

Opposition calls for Gërvalla and Sveçla to step down despite Hoxha’s resignation

Dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e ka ulur presionin mbi Qeverinë Kurti. Të tri partitë kryesore opozitare…

33 minutes ago