showbiz

Debat i ashpër mes Robert Aliajt dhe Jerina Lalaj: E dështuar, jeton me maçokun (VIDEO)

Në emisionin “Love Story” ka pasur një debat të fortë mes opinionistëve Jerina Lalaj dhe Robert Aliaj. Debati nisi me komentet e Kristit se do një femër 4D, ku Jerina Lalaj tha se nuk do të bjerë në vulgaritet.

Ndërkohë Robert Aliaj tha se, Lalaj bën moral, por është “krejtësisht personazh i dështuar”. Lalaj u përgjigj duke thënë se Aliaj nuk ka koherencë sepse “çfarë thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë”.

Të lidhura

None found

Robert Aliaj: Provincialët unë i kam neveri dhe ata që vijnë këtu dhe bëjnë këtu moralitet si kjo që bën këtu gjithë kohës moralitet dhe thotë gjëra pa sens, ia kam thënë dhe herë tjetër, as po, as jo, as mish, as peshk se s’do ta prishë me njeri fare, kjo gjë më pengon shumë.

Jerina Lalaj: Më imoralitet se të vijë babai me djalin në të njëjtin emision, më fal, por nuk ka!

Robert Aliaj: Unë e quaj imoralitet ty që jep mend këtu ndërkohë që thua bashkëjetoj me maçokun tim.

Jerina Lalaj: Po, patjetër!

Robert Aliaj: Ti je krejtësisht personazh i dështuar dhe më bën mua moral.

Jerina Lalaj: Unë e dështuar do isha po të jetoja me një personazh si ty. Zoti na ruajt.

Robert Aliaj: Jeto me maçokun ti.

Jerina Lalaj: Patjetër, jetoj me kë të dua.

Robert Aliaj: S’mund të vish të japësh moral këtu.

Jerina Lalaj: Moral nuk bën ti që je një njeri që nuk ke koherencë sepse çfarë thua në mëngjes nuk e thua në darkë.

Robert Aliaj: Nuk ke të drejtë të japësh ti mësime këtu.

Jerina Lalaj: Unë jam mësime për të cilat më kanë thirrur në këtë emision. Kur të bësh ti emision, ti thirr pjesën tjetër të familjes dhe bëni show familjar.

Robert Aliaj: Ai është problemi, problemi është i atyre që të kanë thirrur. Produksioni duhet të sjellë këtu njerëz që justifikojnë moralitetin për këtë një që ndodh këtu.

Jerina Lalaj: E ka nisur me ty!

Robert Aliaj: Unë e kam bërë familjen që ti nuk e bën dot.

Jerina Lalaj: O Zot faleminderit që nuk kam një familje si e jotja.

të fundit

Fillon sërish Liga e Kampionëve – pretendentët kryesorë dhe yjet që do të ndezin garën

Liga e Kampionëve rikthehet këtë javë me përballje të mëdha dhe pritshmëri të larta për një tjetër sezon spektakolar në…

2 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Shtator 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje…

2 hours ago

Bayern Munich ende pa qartësi për të ardhmen e Michael Olises

Michael Olise mbetet një prej pikëpyetjeve më të mëdha për Bayern Munichun, edhe pse sezoni sapo ka filluar. E ardhmja…

2 hours ago

They cry for their children,” Sara Mila recounts parents’ requests for employment

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, foli për takimet e së premtes…

2 hours ago

Ahmetaj accuses Rama: Japanese fish in the Garden of Eden, while Albania is being laid waste and more than €3 million worth of wine disappears

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi…

2 hours ago

Sopoti krijon ekipin B, skuadra do të garojë në Kategorinë e Tretë

Kategoria e TretëKategoria e Tretë duket se do të ketë shumë ekipe të reja në renditjen e saj [...]Read More...

2 hours ago