showbiz

Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos: Betohesh kot në Zot në Natë Kadri, hipokrit (VIDEO)

Julian Deda dhe Romeo Veshaj, janë përfshirë sërish në një debat dhe arsyeja ishte misioni sekret që i dha Vëllai i Madh Erjolës dhe Julit, për të fshehur të gjitha cigaret elektronike Hugo brenda në shtëpi, pa u vënë re.

Sipas kushtit të kësaj loje, nëse banorët do e gjenin se kur i ka fshehur cigaret elektronike Hugo, do i rimerrnin sërish e nëse nuk e gjenin, do ngelnin pa to.

Të lidhura

None found

Nëse banorët nuk e gjenin kush i fshehu cigaret, Erjola dhe Juli, do shprehnin nga tre dëshira dhe do i plotësoheshin.

Romeo u tregua mjaft i shkathët, pasi nga analiza që u bëri sjelljes së banorëve, hamendësoi që Juli dhe Erjola kanë fshehur cigaret dhe i ka qëndruar deri në fund mendimit të tij.

Ajo që tradhtoi Julin ishte mënyra si kishte zënë be gjatë ditës. Ai zakonisht betohet për familjen dhe këtë herë për Zotin.

Kjo gjë e revoltoi më shumë Romeon, ku shprehet se në një natë të shenjtë siç është Natë Kadri ai gënjen.

Romeo: “Ik ore betohesh në Zot për një lojë”.

Romeo: “Më e drejtë ajo tjetra, nuk u betua fare. Të të vijë zor. Të të vijë zor se është natë e shenjtë. Sot është Natë Kadri. Është luga”t.

Juli: “Është misioni, çfarë ti bëj misionit? Ik falu ik. Që kur ka ikur Lisi nuk je falur një herë. Je hipokrit me besimin ti”.

Romeo: “Në lojë nuk betohem në Zot unë ore. Mos më trego mua respektin në Zot. Të të vijë zor nga vetja, gjithë ai burrë”.

Juli: “Zoti më faltë, por duhet ta bëja”.

Romeo: “Ik se nuk e shikoj dot me sy”.

Erjola: “Mjaft se ishte mission”.

Edhe pse ky sherr vazhdoi gjatë, të gjithë banorët vendosën të agjërojnë.

Ata hëngrën syfyr dhe bënë paqe. Madje edhe Juli i cili i përket një feje tjetër, vendosi që të agjërojë për respekt të fesë islame, banorëve në shtëpi e publikut.

të fundit

Those who would applaud fear the stone-throwers,” Rama meets students and rectors in Bitola

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…

5 minutes ago

Tragic accident in Italy, 31-year-old Albanian loses her life, three children injured

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që…

6 minutes ago

Household debt rises by 118 percent, Alliance: citizens are surviving on overdraft

Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit të familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve…

6 minutes ago

Rritet me 118 për qind borxhi i familjeve, Aleanca: Qytetarët po mbijetojnë me overdraft

Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit të familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve…

10 minutes ago

Esat Ruka sjell në “E Diell” kujtimet e fëmijërisë dhe pasionin për muzikën që në moshën 5-vjeçare: “Mati ka më shumë shpirt sesa zëdhënie të shpirtit

Kulturologu dhe kantautori Esat Ruka ishte i ftuar në programin “Diell”, në Top Channel, në rubrikën “Galeri”, ku ndau me…

11 minutes ago

Sopoti zyrtarizon ndarjen nga trajneri Rraman Hallaçi pas disfatës me Korabin

Humbja e sotme ndaj Korabit të Peshkopisë në shtëpi, Kategoria e Parë, java e 11-të, nuk është “përtypur” dot nga…

15 minutes ago