showbiz

Dea Vieri sqaron mesazhin që i dërgoi Vserlos në “Big Love”: Dua të dalësh me barkun plot

E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banorja e BBV, Dea Vieri. Ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me shoqërinë që ka me njërin prej banorëve që ka hyrë ditën e shtunë, Vserlo. Dea para pak ditësh i dërgoi banorit një mesazh nëpërmjet “Big Love” të cilin Vserlo e lexoi dhe u përlot. A kishte ky mesazh një kod që ai të kuptonte diçka?

Nuk ishte tamam një kod, u përpoqa më shumë që të ishte një mesazh motivues, ngaqë kemi një marrëdhënie të mirë dhe pse ishim takuar vetëm para pak ditësh. Është një shprehje që ne ia themi shpesh njëri-tjetrit kur duhet të jemi të fortë dhe duhet t’i japim vetes pak kurajo. Mendoj se kjo ka qenë arsyeja pse e ka prekur.

Të lidhura

None found

Si është marrëdhënia e Dea Vierit me Vserlon? Si një ish-banore si e ka këshilluar?

Vserlo është një person që nuk merr këshilla nga asnjeri. Unë u përpoqa me atë timen duke qenë se edhe eksperienca ime në Big Brother nuk është edhe aq e largët. I thashë gabimet që kisha bërë unë dhe çfarë mendoja se mund të bëja më mirë. I thashë se çfarë mendoja se mund të bënte ai më mirë. Por ka diçka që mund ta pohojnë të gjithë personazhet që kanë qenë në BBV, që kur hy aty nuk mban mend asgjë. I duhej të hynte me shpatë të madhe sepse pas 50 e ca ditësh që ka nisur loja ai duhet të hynte me agresivitet. Përndryshe do të ishte një personazh që do qëndronte në hije.

A mendon Dea se Vserlo e ka tepruar pak?

Po, ndonjëherë po. E ka tepruar vende – vende por nuk mendoj se ka ndodhur ende ndonjë gjë shumë e tmerrshme. Ai donte që të hynte në lojë dhe kjo ishte mënyra që ai zgjodhi. Mesa shikoj unë asnjë nga personazhet e rinj nuk ka hyrë në lojë ashtu si Vserlo.

Tags: DEAVserlo

të fundit

Decline in number of bus passengers in North Macedonia

Në Maqedoninë e Veriut kemi rënie të numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë autobusin. Në tremujorin e tretë të këtij…

6 minutes ago

Police forces take up positions near Jakup Krasniqi’s residence as his arrival is awaited

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në lagjen Velania të Prishtinës,…

6 minutes ago

Rama meeting with young people: students who believe in protest and not in stones! We agreed not to publish the debate

Teksa në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me një grup të rinjsh në…

6 minutes ago

Oil prices declining at customs, but not in the retail market! Companies post record turnover, profit margins slightly up

Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhave sipas të ardhurave,…

6 minutes ago

Real Madridi vëzhgon pesë talente të Premier Ligës për merkaton e ardhshme

Real Madridi po e monitoron nga afër Ligën Premier këtë sezon sepse ka pesë objektiva për afatet e ardhshme të…

7 minutes ago

Rama takim me të rinjtë: Studentë që besojnë te protesta dhe jo te gurët! Ramë dakord të mos publikojmë debatin

Teksa në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me një grup të rinjsh në…

12 minutes ago