showbiz

Dasmë spektakolare në New York/ Taylor Swift dhe Travis Kelce planifikojnë festë dy-ditore me 1,000 të ftuar

Detaje të reja po dalin për dasmën e shumëpritur të Taylor Swift dhe Travis Kelce, e cila pritet të jetë një ngjarje e madhe disa-ditore në zemër të New York-ut.

Sipas mediave ndërkombëtare, çifti i famshëm po planifikon një festë dasme që do të zhvillohet në Madison Square Garden, një nga arenat më ikonike në botë, e njohur për koncerte dhe evente sportive madhore.

Të lidhura

None found

Raportimet e para flisnin për një pritje madhështore më 3 korrik, ndërsa burime të reja sugjerojnë se programi do të zgjasë më shumë se një ditë. Më konkretisht, një event më privat dhe më intim pritet të mbahet një ditë më parë, më 2 korrik, me pjesëmarrjen e rreth 100 familjarëve dhe miqve më të ngushtë të çiftit.

Ndërsa të nesërmen, më 3 korrik, pritet një festë shumë më e madhe, ku numri i të ftuarve mund të arrijë deri në 1,000 persona. Sipas mediave, ngjarja mund të përfshijë edhe performanca live dhe elemente spektakolare, duke e kthyer dasmën në një event të vërtetë showbiz-i.

Thashethemet për zgjedhjen e Madison Square Garden janë forcuar edhe nga dokumente dhe leje të paraqitura për mbylljen e rrugëve përreth arenës nga data 2 deri më 4 korrik, si dhe kërkesa për hapësira të mëdha për tenda, struktura dhe automjete organizative.

Sipas burimeve pranë organizimit, autoritetet e qytetit të New York-ut po e trajtojnë seriozisht mundësinë e një eventi të madh të lidhur me Taylor Swift në këtë arenë, ndërsa një zyrtar lokal ka deklaruar për New York Times se ambienti është përgatitur për “evente dasmash” në këtë periudhë.

Gjithashtu, raportohet se disa lojtarë të ekipit Kansas City Chiefs, ku luan Travis Kelce, kanë rezervuar dhoma në një nga hotelet më të njohura të Manhattan-it, në pritje të ceremonisë.

Burime pranë Daily Mail kanë deklaruar se çifti ka zgjedhur të “përqafojë spektaklin” dhe të organizojë një dasmë në përmasa të mëdha, duke e kthyer atë në një nga eventet më të komentuara të vitit.

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për detajet përfundimtare të ceremonisë, përfshirë numrin e saktë të të ftuarve dhe formatin final të ngjarjes, e cila pritet të jetë një nga dasmat më të mëdha të showbiz-it ndërkombëtar.

të fundit

Boca Juniors, klubi jashtë Evropës që u shndërrua në një simbol kulturor botëror

Në një futboll ku klubet më të fuqishme dhe më të pasura gjenden kryesisht në Evropë, Boca Juniors vazhdon të…

21 minutes ago

Ronaldo shënon golin e 978-të pas prekjes vendimtare që i mohoi realizimin Simakanit

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e tij në futboll, duke shënuar golin e 978-të në karrierën profesionale, në fitoren…

1 hour ago

The 90th Protest Ends, Citizens Warn They Will Continue Their Resistance Until Rama Leaves

Është mbyllur protesta e 90-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje me marshim në rrugët…

2 hours ago

Fire in Dragot, Tepelena, engulfs dozens of hectares of forest, olive groves and farmland

DRAGOT – Dhjetëra hektarë me pyje, ullishte, pemëtari dhe kultura bujqësore janë përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme…

2 hours ago

Tornado hits Cremona in Italy, around 40 injured and extensive damage / Cathedral and City Hall roofs damaged

Një mot ekstrem ka goditur këtë pasdite qytetin e Kremonës në Itali, ku një tornado e shoqëruar me breshër dhe…

2 hours ago

Iceland Votes on Resuming EU Membership Talks

Islandezët votojnë nesër, në një referendum për të rifilluar negociatat e anëtarësimit në BE. [...] Read More... The post Islanda…

2 hours ago