showbiz

“Dasmë po, fëmijë po, mukajeti na kishte lënë…”, Fiori Dardha i jep fund zyrtarisht beqarisë

Duket se moderatorja Fjori Dardha i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka bërë dije celebrimin me partnerin e saj prej vitesh, Donard Hasani.

Moderatorja dhe regjisori organizuan një ceremoni martesore madhështore disa vite më parë, por nuk ishin ende të martuar ligjërisht.

Dje, ata kanë lidhur përgjithmonë kurorë me njëri-tjetrin, ditë e cila përkonte dhe me një përvjetor të rëndësishëm.

Fiori ka ndarë në rrjetin social Instagram disa fotografi nga ceremonia e thjeshtë me familjarët e tyre. Ata kanë vendosur të bëjnë celebrimin në një ditë speciale për regjisorin pasi ai festoi edhe 50-vjetorin e lindjes.

“Dasmë PO! Fëmijë PO! Celebrim?! Mukajeti na kishte lënë pa u martuar ligjërisht…

5 vite pas dasmës, mbrëmë, në 50 vjetorin e bashkëshortit, vendosëm të jemi bashkë edhe në certifikatën familjare. Tashmë, jemi edhe ligjërisht burrë e grua!

P.S: vendosa të mbaja mbiemrin tim!”, ka shkruar Fiori.

të fundit

Palestina merr pjesë për herë të parë në Miss Universe

Palestina është përfshirë për herë të parë si vend pjesëmarrës në konkursin e bukurisë, Miss Universe të këtij viti. Nadeen…

10 minutes ago

Zjarri në Lapardha dhe Shashicë të Selenicës, 4 helikopterë po punojnë për shuarjen

Dy vatra zjarri kanë përfshirë mbadditen e sotme Vlorën. Konkretisht zjarri ka rënë në Lapardha dhe Shashicë të Selenicës. Bëhet…

23 minutes ago

Si ndikon mungesa e vitaminës D në sistemin imunitar dhe ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve

Shkencëtarët kanë zbuluar ide të reja për mënyrën se si vitamina D ndikon në sistemin imunitar dhe si mund të…

41 minutes ago

Luana publikon foto me ‘dashurinë e jetës’

Këngëtarja e moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca, po e shijon jetën si femër “single”. Por, momentet magjike po i…

45 minutes ago

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës i pasigurt, Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul sërish në emrin e Albulena Haxhiut

Pas më shumë se tri javësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë sërish konstituimin e institucionit më…

57 minutes ago

Spanja e vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit, mijëra zjarrfikës në aksion për izolimin e flakëve

Spanja e ka vazhduar të martën luftën me disa zjarre të mëdha pyjore në një nga sezonet më shkatërrimtare si…

1 hour ago