Krist Aliaj dhe Armaldo Kllogjeri këtë javë janë në nominim së bashku me Luiz Ejllin. Ishte ky i fundit që i futi në grackë dy banorët e tjerë, duke u futur në të njëjtin tualet njëkohësisht me ta.
Gjë kjo që shkon kundër rregullave të “Big Brother” dhe për këtë arsye u dënuan duke shkuar automatikisht në nominim.
Mirëpo, së fundmi llogaria zyrtare e Krist Aliajt në Instagram po kërkon “drejtësi”, pasi të njëjtën gjë e paska bërë më herët edhe Olta.
Familjarët që gjenden pas Instagram-it të Kristit, kanë ripostuar një video nga një faqe TikTok-u, ku duket qartë Olta dhe Luizi duke hyrë në të njëjtin tualet.
“Edhe kur hyri Kristi ishte dera e hapur. Pse nuk po dënohet Olta,”-shkruhet sipër videos së postuar në Tiktok.
@dyqanishop Turp produksion i shitur #luizejlli ♬ original sound – Dyqani
Kujtojmë që pasi u dha vendimi i zarfit të zi “Prime-n” e së martës, Luizi buzëqeshi dhe u shpreh se e gjitha ishte një inskenim nga ana e tij, që të dilte në nominim me Armaldon dhe Kristin, në mënyrë që njëri të largohet nga shtëpia.
Ai tregoi se për këtë veprim ishte inspiruar nga ish-fituesi i “BB Kanada”, i cili kishte bërë të njëjtën gjë gjatë kohës që kishte qenë konkurrent në edicionin e 10-të.
Ndonëse edhe opinionistja, Zhaklina ishte skeptike dhe nuk e besoi se ky ishte një plan i thurur nga Luizi, vetë ish-fituesi i “BB Kanada” ditën e djeshme reagoi duke e pohuar diçka të tillë, madje shprehu mbështetjen e tij për Ejllin.
Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej…
Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e…
Sot, më 28 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 96.9…
Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë prezent, duke sjellë në orët e para…
Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush…
Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997. Por…