Mbrëmjen e djeshme, festimet e dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, filluan zyrtarisht me një darkë pritjeje në Venecia më 26 qershor, në një vend privat pranë kishës Madonna dell’Orto.
Çifti do të martohet gjatë fundjavës, në një ceremoni që ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën.
Për këtë rast, Lauren Sanchez, mbante veshur një fustan të artë Schiaparelli, ndërsa Jeff Bezos një kostum klasik të zi dhe një këmishë të bardhë.
Çifti u fotografua duke dalë nga hoteli Aman, me Bezos që ndihmonte gruan e tij të ardhshme të hipte në varkë.
Lista e të ftuarve përfshinte Tom Brady, Orlando Bloom, Leonardo DiCaprio, Ivanka Trump, Kim Kardashian, Kendall, Kylie dhe Kris Jenner, Khloe Kardashian, Oprah Winfrey me Gayle King, si dhe stilistin e modës Tommy Hilfiger me gruan e tij, Dee.
Të ftuarit mbërritën në një konvoj mbresëlënës prej rreth 30 anijesh veneciane, nën masa të shtuara sigurie.
Policia patrulloi lagunën me motorë uji, ndërsa një kanal u bllokua plotësisht për transportin e sigurt të të ftuarve.
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, ishin ndër të fundit që mbërritën, nën një kordon të ngushtë policor dhe shkëmbyen një puthje pak para se të zbrisnin.
Atmosfera, sipas burimeve, u përshkrua si “çuditërisht e qetë” pavarësisht zhvendosjes së të ftuarve.
Vendi ishte dekoruar me aranzhime lulesh në nuanca të bardha dhe vjollcë dhe një piano ishte vendosur në sallë për shoqërim muzikor. Menuja ishte frymëzuar nga kuzhina italiane.
Çifti zgjodhi të mos pranonte dhurata në dasmën e tyre, por në vend të kësaj u kërkoi të ftuarve në ftesë të dhuronin për bamirësi në Venecia.
Në të njëjtën kohë, 80% e furnizimeve të dasmës vijnë nga prodhues vendas. Çifti dhe disa nga të ftuarit po qëndrojnë në hotelin Aman, ku George dhe Amal Clooney u martuan gjithashtu në vitin 2014.
Kompania amerikane Nike paralajmëron se tarifat e vendosura nga Presidenti Donald Trump ndaj partnerëve kryesorë tregtarë mund të rrisin ndjeshëm…
Katër veterinerë janë vënë në hetim nga Policia e Korçës pasi kanë lejuar transportimin e paligjshëm të 410 bagëtive të…
Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit në botën e futbollit, por edhe për romancat e tij me…
Sportet luftarake na kanë prezantuar me shumë situata të pazakonta vitet e fundit, por ajo që ndodhi në Tajlandë vendosi…
Komisioni Evropian njoftoi gatishmërinë e tij për të transferuar 2 milionë predha artilerie në Ukrainë dhe për të siguruar 11…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, teksa ishte i ftuar në studion e News24, foli për situatën politike pas zgjedhjeve…