Categories: showbiz

Dakota Johnson shndërrohet në Marilyn Monroe për filmin “Flesh Impact”, një projekt që shënon 100-vjetorin e lindjes së ikonës

Projekti i ri kinematografik “Flesh Impact” do të sjellë në ekran aktoren Dakota Johnson në rolin e yllit të përjetshëm të Hollivudit, Marilyn Monroe, me regji të Maggie Gyllenhaal.

Njoftimi u dha më 27 korrik, duke përkuar me përvjetorin e një shekulli që nga lindja e aktores legjendare.

Të lidhura

None found

Producentët zbuluan se Johnson do të mishërojë Monroe në periudhën e saj më të shkëlqyer, ndërsa aktorja e mirënjohur Ellen Burstyn do të portretizojë një anë tjetër të saj, të cilën ekipi e cilëson si “Marilyn që bota nuk e njohu kurrë”.

Bashkë me lajmin, u publikuan edhe pamjet e para nga filmi, ku Dakota Johnson duket pothuajse e panjohshme, falë një metamorfoze të jashtëzakonshme që e bën të ngjajë tepër me të ndjerën.

Regjisorja Maggie Gyllenhaal tregoi se e kishte pasur gjithmonë në mendje historinë e Monroe. “Jam ndier e magjepsur prej saj. Kur m’u dha mundësia të punoja për një projekt për 100-vjetorin e saj, e dija menjëherë që doja të bashkëpunoja për ta sjellë këtë rrëfim në jetë. Me ‘Flesh Impact’ ne paraqesim atë imazh të përjetshëm që të gjithë e njohim dhe e duam, por përmes një optike bashkëkohore që e rikontekstualizon historinë e saj”, u shpreh ajo.

Në një bisedë për Vanity Fair, Gyllenhaal pranoi se kishte dyshuar fillimisht nëse duhej të angazhohej në një sipërmarrje kaq të rëndësishme. “E njihja figurën e Marilyn Monroe dhe interpretimet e saj më të famshme, por mendova: ‘Ndoshta nuk jam personi i duhur për këtë histori’. Megjithatë, me kalimin e kohës kuptova se dëshiroja ta tregoja këtë rrëfim në një mënyrë të freskët”, rrëfeu ajo.

Ajo theksoi se ajo që e tërheq më shumë te Monroe është stili i saj unik interpretues. “Loja e saj është e paparashikueshme, e mbushur me jetë dhe hare, por në të njëjtën kohë thellësisht emocionuese. Shpesh kam pyetur veten se si do të ishte zhvilluar si aktore po të kishte jetuar edhe gjashtë dekada të tjera”, shtoi regjisorja.

Në kastin e filmit përfshihen gjithashtu emrat e Sepideh Moafi dhe Peter Sarsgaard.

“Flesh Impact” pritet të shfaqet për herë të parë para publikut botëror në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia, në edicionin e shtatorit të vitit 2026.

të fundit

Balla nxjerr në pah vandalët dhe hajdutët, akuzon opozitën: Goditën policinë me molotov dhe u strehuan te SHQUP, rast unik në Evropë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën se po përpiqet të paraqesë protestat si tubime…

13 minutes ago

Del në dritë njoftimi i brendshëm i PD-së për protestën e studentëve më 28 nëntor: Kontaktoni me drejtuesit e degëve për organizimin

Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…

39 minutes ago

Shqipëria në alarm, 11 qarqe në rrezik për përmbytje: Ja kur rinisin shtrëngatat orët në vijim

Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…

47 minutes ago

Integrimi europian/ Marta Kos në Tiranë: Përcaktuese, mënyra se si autoritetet reagojnë ndaj hetimeve për personat me pozita të larta në pushtet!

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, gjatë vizitës në Tiranë dhe fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian,…

56 minutes ago

Ina Zhupa bën për “ujë të ftohtë” Taulant Ballën: Kur flet dhe ti për dhunën, më kujtohet kur hipje mbi kokat e policëve

Këtë të enjte, debate të ashpra kanë përfshirë seancën e fundit parlamentare, ku përfaqësues të opozitës kanë lëshuar akuza të…

1 hour ago

Trabzonspori merr vendimin për Ernest Muçin, ylli i Kombëtares largohet nga skuadra

Trabzonspori përballet sot me CSKA Sofia-n. Ernest Muçi, nuk ka udhëtuar në Bullgari për sfidën e Ligës së Konferencës, pasi…

2 hours ago