showbiz

Dakota Johnson dhe Chris Martin ndahen pas 8 viteve lidhje

Dakota Johnson dhe Chris Martin i kanë dhënë fund njëherë e mirë lidhjes së tyre.

“Këtë herë duket përfundimtare”, tha një burim për People.

Të lidhura

None found

Aktorja dhe këngëtari, të cilët u lidhën në tetor të vitit 2017, për herë të fundit u fotografuan bashkë në mes të majit në Malibu. Përpara kësaj, në muajin janar u fotografuan në Indi.

Në një intervistë me Los Angeles Times, Johnson la të nënkuptohej se ndarja ka ndodhur. E pyetur për rolin e saj të fundit në “The Materialists” dhe çfarë “e bënte të ndihej ndryshe”, ajo tha:

“Komplekset e të gjitha personazheve. Paradoksi. Të gjithë që ndihen konfuzë se çfarë duhet të bëjnë me zemrën dhe cila është lëvizja e duhur. M’u duk shumë e sinqertë dhe se mund të gjeja veten.”

“Për shumë kohë, jemi treguar të shpejtë për të gjykuar lidhjet dhe si duhet të ndodhin ato, si duhet të ekzistojnë në botë, kur duhet të martohen njerëzit, divorci është i keq. Gjithë këto gjëra në fakt që kur i mendon, pse divorci është i keq? Pse njerëzit duhet të martohen apo ta bëjnë në një moshë të caktuar apo vetëm një herë? Pse? S’ka rëndësi”, vijoi ajo.

Në mars të vitit 2024, një burim tha se çifti kishte qenë në fakt i fejuar prej “vitesh” pasi thashethemet kishin dalë në vitin 2020, por ata “s’kishin ngut për martesë”.

Më vonë, në muajin gusht, thashethemet e ndarjes qarkulluan sërish dhe përfaqësuesit e aktores thanë se dyshja ishin “shumë të lumtur bashkë”.

Njëkohësisht, një burim tha se Johnson dhe Martin “kanë pasur probleme dhe kanë bërë pauza në të shkuarën”, pasi të dy “e duan karrierën e tyre” dhe “po i ekuilibrojnë gjërat sa më mirë munden”.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

16 minutes ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

22 minutes ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

45 minutes ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

46 minutes ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

46 minutes ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

52 minutes ago