Covid 19 ka ndryshuar mënyrën e jetesës së shumë njerëzve, por për disa të tjerë ka qenë periudhë e vështirë pasi kanë humbur të afërm nga ky virus i rrezikshëm.
Kështu ka qenë edhe për këngëtaren Orgesa Zaimi, për të cilën viti i ri ka nisur i trishtë dhe me humbje. Ajo ka rrëfyer se brenda pak ditësh ka humbur dy njerëzit e saj të dashur, xhaxhain dhe dajën nga Covid.
“Janari për mua ka nisur shumë trishtueshëm, sepse kam humbur brenda një afati 8 deri në 9 ditë, edhe dajën edhe xhaxhain. Ishte pak e papritur. Daja im ka qenë njeri që bënte shaka, njeri shumë i ditur… Nuk e di ka qenë një dhimbje shumë e madhe. Por sidomos goditjen më të fortë e mora nga xhaxhai im Behari, i cili u nda nga jeta para një jave. Ishte një komplikacion i Covid-it, ai e kishte kaluar në Dhjetor dhe ishte një komplikacion që i solli… vuante nga një problem. Nuk e prisja kurrë dhe ishte goditja e dytë shumë e fortë. Nëse për dajën e prisja sepse ishte i shtruar në spital, për xhaxhin nuk e prisja kurrë. Kam shkuar në Skrapar aty ku jetonte bashkë me bashkëshorten, i vetëm në ato shtëpitë e vjetra, nuk donte të ikte, të largohej. Mu kthye pas e gjithë fëmijëria ime, koha kur argëtohesha me të… Të dy këta kanë qenë një model shumë i fortë në jetën time”.
Ndër të tjera këngëtarja u bën thirrje qytetarëve që të marrin seriozisht Covidin dhe të vaksinohen.
“Njerëzit mendojnë se nuk ka Covid, apo që nuk është asnjë gjë, por unë në lëkurën, në vuajten e familjes time, sapo e kalova. Them që të bëni kujdes, ta vlerësoni maksimalisht jetën, t’i përqafoni njerëzit sa i keni afër dhe t’u shprehni dashurinë sa jeni afër, sepse nuk e di… pendohem shumë që një përqafim nuk e mora nga të dy në momentin e fundit dhe them që atje ku janë të jenë të paqtë dhe të jenë mirë”, tha ndër të tjera ajo në emisionin “E ardhmja eshte vajze”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kompesojë Lëvizjen Bashkë, Partinë Mundësia, Partinë Shqipëria Bëhet dhe Koalicionin Euroatlantik, për votat që…
Që prej mëngjesit të ditës së sotme, është regjistruar një vatër zjarri në periferi të Gramshit. Ndërkohë, banorët denoncojnë se…
Nga; Lutfi Dervishi Ditar i Ministres Diella – Dita 1 Republika e Keshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë në…
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deko, dha një intervistë për Lance, në të cilën diskutoi gjithashtu disa nga lëvizjet e ardhshme…
Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, sic njhet ndryshe Pëllumb Muharremi “i forti i Sukthit”, është shoqëruar në komisariatin e Durrësit,…
Aktorja e njohur Egla Ceno, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, e cila ndan me ndjekësit…