showbiz

Cllevio bën deklaratën e fortë për Noizy dhe Loredanën: E ka kapur prandaj nuk flet me Mozzikun

Dy këngëtarët më të pëlqyer të momentit Loredana Zefi dhe Rigels Rajku ose ndryshe i njohur me emrin e artit Noizy, kanë realizuar së fundmi bashkëpunimin e tyre muzikor i cili që ditën që është publikuar ka thyer një rekord klikimesh.

Mirëpo prej disa ditësh në rrjet po qarkullon një video e rivalit të reperit Cllevio i cili ka bërë një deklaratë të fortë për dyshen teksa ka folur ‘Live’ në Tiktok.

Përpara se të publikohej bashkëpunimi i Loredanës me Noizyn, Kevjol Ahmetaj ka aluduar se dy artistat janë në një lidhje, ku kjo gjë më pas ka sjellë dhe krisjen e miqësisë mes Rigelsit dhe reperit Mozzik.

“E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, u shpreh ai.

Së fundmi është vënë re se Gramoz Aliu dhe Noizy i kanë fshirë postimet që kishin me njëri- tjetrin në rrjetet sociale, pasi ata sollën disa muaj më parë projektin e suksesshëm muzikor të titulluar ‘Madam’ e cila numëron miliona klikime në youtube. Nuk dihet ende nëse ka qenë kjo arsyeja e vërtetë e prishjes së miqësisë së dy djemve.

Rikujojmë se disa javë më parë Cllevio u vendos në prangat e policisë një ditë pasi u dhunua nga Noizy dhe miqtë e tij, para lokalit të reperit në Durrës, ku solli dhe arrestimin e tij pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Të shtunën e kaluar, Kevjoli ka hyrë live në Instagram bashkë me një vajzë. Live-i është rregjistruar nga ndjekësit dhe një fragment ka bërë xhiron e rrjetit. Në video dëgjohet Ahmeti i cili këndon disa vargje të këngës së tij të re. Më tej me anë të një story në Instagram, ai përshëndet shokët e tij të burgut që e pritën si “gango” siç pëlqen ta quaj veten reperi. Ndër to edhe ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri./Panoramaplus

të fundit

Mohamed Salah uron Krishtlindjet! “Shpërthejnë” polemikat në rrjet

Mohamed Salah ka shkaktuar sërish zhurmë, këtë herë jo për golat e tij të jashtëzakonshëm apo për diskutimet rreth të…

1 hour ago

Skandali i fondeve shtetërore, ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vite burg

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, është dënuar me 15 vjet burg për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash, në gjyqin…

2 hours ago

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”/ Berisha flet për betejat politike: Le të bëjnë zgjedhje të lira dhe ta shikojmë kush fiton. Besoj ende se do rikthehem në pushtet

Kreu i PD Sali Berisha në një intervistë në podkastin “Elevate” të Floriana Garos, ka folur politikën, sfidat, si edhe…

2 hours ago

Defekt në tubacionin kyç të ujit të pijshëm në Vlorë, një pjesë e qytetit mbetet pa furnizim

Një defekt në një tubacion kryesor të ujit të pijshëm ka lënë pa furnizim një pjesë të qytetit të Vlorës,…

3 hours ago

Aksident në Malësi të Madhe, kamionisti humb kontrollin, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe. Drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti…

3 hours ago

Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër

Ervin Salianji ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë takimin e radhës me demokratët, këtë herë duke u…

3 hours ago