Si çdo marrëdhënie tjetër, edhe ajo me familjarët përballet me konflikte, keqkuptime dhe plagë që jo gjithmonë shërohen lehtë.
Lidhja e gjakut shpesh na shtyn të tregojmë më shumë durim, të falim më shumë seç do të bënim në çdo raport tjetër vetëm për të mbrojtur marrëdhëniet me njerëz që ne i konsiderojmë të shtrenjtë.
Por sado ta dëshirojmë, kjo jo gjithmonë është e mundur.
Ka disa konflikte të cilat nuk është e lehtë të lihen pas krahëve e me sa duket kjo gjë u ka ndodhur edhe disa VIP-ave në Shqipëri, të cilët për arsye nga më të ndryshmet kanë vendosur herë përkohësisht e herë të tjera përgjithmonë, të shkëpusin lidhjet me familjarët.
Dafina Zeqiri:
Dafina Zeqiri dhe motra e saj, Besa, nuk kanë pasur marrëdhënie me babain e tyre që nga fëmijëria. Motra e saj deklaroi vite më parë se i ati i braktisi në moshë shumë të vogël.
Ajo tha se ai nuk ishte interesuar për to për 21 vjet me radhë, derisa më pas i ka kontaktoi papritur, por gjatë deklaratës la të nënkuptohej se nuk kishin ndërmend ta falnin.
Xhensila Myrtezaj:
Këngëtarja foli për divorcin mes prindërve gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin. Ajo tregoi se kur ishte 6 vjeç ka parë babain duke goditur me thikë nënën e saj, kjo e fundit si pasojë e sulmit me thikë humbi krahun.
E gjitha skena ishte parë nga Xhensila, e cila e përshkroi si ngjarjen më traumatike të jetës së saj, por ndonëse kjo ishte një ngjarje mjaft e rëndë, këngëtarja theksoi se ai mbetet babai i saj, ndërsa shtoi se vetëm e ëma ka zgjedhur ta falë.
Ermal Meta:
Këngëtari i njohur Ermal Meta ka folur në intervista të ndryshme për një marrëdhënie të vështirë me familjen gjatë viteve të hershme të jetës së tij.
Ai ka treguar se është rritur në kushte të vështira dhe se ka pasur periudha të gjata distancimi emocional nga familjarët, sidomos me babain me të cilin e shmangte komunikimin edhe gjatë kohës kur jetonin bashkë.
Në një intervistë për Corriere Della Sera ai u shpreh se kishte një familje të tmerrshme.
“Unë kisha një familje tradicionale që ishte e tmerrshme. Babai im nuk ishte njeri i mirë, do të kisha preferuar një mijë herë diçka ndryshe.”
nga Albeu.com Nga Tuneli i Murrizit te Llogaraja, nga Unaza e Madhe te Thumanë–Kashar, Shqipëria po paguan shtrenjtë një model…
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Marrëdhëniet tuaja sot kërkojnë vëmendje dhe kujdes, sidomos nëse keni pasur…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se Irani do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje përmes…
Prime i sotëm i Big Brother VIP Kosova premton një natë të zjarrtë. “Vëllai i Madh” ka rezervuar për publikun…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë. Me anë…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për foshnja, “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced”…