Familja e Ueda Ndrecajt dhe Arlind Gashit po zgjerohet! Çifti, historia e dashurisë së të cilëve nisi para kamerave të “Love Island Albania”, ka ndarë lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së dytë.
Ueda e ka bërë të ditur shtatzëninë përmes një postimi të ëmbël familjar, ku shfaqet së bashku me Arlindin dhe vajzën e tyre, Amea, ndërsa në duar mban edhe fotot e ekos së bebit.
None found
“Edhe një herë! ??? Nga 3 do të bëhemi 4! ?✨”, ka shkruar ajo, duke konfirmuar kështu se Amea së shpejti do të bëhet motër e madhe.
Historia e Uedës dhe Arlindit nisi gjatë edicionit të parë të “Love Island Albania”. Dyshja u njoh dhe u dashurua brenda vilës, ndërsa rrugëtimi i tyre përfundoi me fitoren e reality show-t, pasi u votuan si çifti i preferuar i publikut.
Por ndryshe nga shumë romanca televizive, marrëdhënia e tyre vazhdoi edhe pasi kamerat u fikën. Në shkurt të vitit 2024, Ueda dhe Arlindi njoftuan se po prisnin fëmijën e tyre të parë, ndërsa më 20 korrik 2024 erdhi në jetë vajza e tyre, Amea, duke i bërë prindër për herë të parë.
Tashmë familja po përgatitet për një kapitull të ri. Çifti nuk ka zbuluar ende nëse fëmija i dytë është vajzë apo djalë, por lajmi i shtatzënisë është pritur menjëherë me urime nga ndjekësit.
Nga njohja në “Love Island Albania”, te fitorja e programit, krijimi i familjes dhe tani një tjetër bebush në rrugë, Ueda dhe Arlindi po vazhdojnë jashtë kamerave historinë që nisi në televizion.
Amedspori që drejtohet nga trajneri shqiptar, Besnik Hasi, është kthyer te fitorja në Superligës e Turqisë pas dy humbjeve radhazi.…
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka nderuar sot figurën e Isa Boletinit në 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,…
Komisionin kuvendor për Financa dhe Buxhet sot e vazhdoi debatin e amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2027. Në ditën e…
Ministrsja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se nuk e sheh logjikën që të protestohet ndaj një mase që…
Një valë e madhe mbërritjesh emigrantësh është regjistruar gjatë së shtunës në ishullin e Kretës dhe në Gavdos të Greqisë,…
Një prej autoboteve të policisë është përfshirë nga flakët, pasi një molotov i hedhur nga protestuesit shpërtheu tek gomat e…