Dashuria është zyrtare! Channing Tatum dhe modelja Inka Williams nuk po e fshehin më romancën e tyre, përkundrazi – kanë vendosur ta ndajnë me të gjithë.
Për ditëlindjen e 45-të të aktorit hollivudian, Inka i dedikoi një postim të ndjerë në InstaStory, duke ndarë një kolazh fotosh intime dhe plot jetë nga momentet e tyre së bashku: përqafime, buzëqeshje, pushime dhe lojëra me qentë. Një përzierje perfekte e dashurisë dhe spontanitetit.
“Gëzuar ditëlindjen për njeriun më të pashëm, më të sjellshëm, më qesharak, më “budalla”, më të mrekullueshëm ndonjëherë”, shkroi ajo, duke e përfunduar me një “JTM trop fort” – fraza franceze që i bie “Të dua shumë”.
Lidhja e tyre ishte përfolur që në shkurt, kur u panë së bashku në një festë para-Oscars në Los Angeles, vetëm pak muaj pasi Tatum i kishte dhënë fund fejesës me Zoë Kravitz në tetor 2024.
Tashmë duket se gjërat janë më serioze. Një burim pranë aktorit tha se Channing po kalon një periudhë shumë të mirë dhe se Inka e bën të ndihet vërtet i lumtur.
Ndërkohë, përkrah karrierës në rritje dhe romancës së re, aktori mbetet i përkushtuar edhe në rolin e babait – ai ka një vajzë 11-vjeçare, Everly, nga martesa me Jenna Dewan.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Liaoyang në provincën Liaoning të Kinës verilindore, ku një zjarr i përmasave të…
Kontrata e lobimit të PD për pastrimin e emrit të kryedemokratit, Sali Berisha në Departamentin Amerikan të Shtetit, në vlerësimin…
Artistja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka bërë bujë në rrjet, kësaj here përmes një komenti thumbues në platformën Threads,…
Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, kandidatin e PS për deputet në Shkodër, zona e Fushë Arrëzit, Ervin…
Dua Lipa nuk gabon kurrë kur vjen puna te moda – dhe këtë e dëshmoi sërish teksa mori pjesë në…
Kryeministri Edi Rama ishte në Roskovec, ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti, duke kërkuar votën…