showbiz

Çfarë raporti ka partnerja e Ronaldos me atë të Messit?

Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messit dhe Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, nuk janë parë kurrë bashkë në publik, por në rrjetet sociale ruajnë një marrëdhënie të bukur.

Të dyja i kanë dhënë pëlqime dhe komente njëra-tjetrës në disa foto.

Të lidhura

None found

Rodriguez, 29 vjeç, ka komentuar në postime të ndryshme të Roccuzzo, duke e quajtur edhe “të mrekullueshme”. Ndërkohë që bashkëshortja e Messi-t bën shpesh ‘like’ në postimet në Instagramin e partneres së CR7.

Kujtojmë se Ronaldo gjatë një interviste për MARCA-n u shpreh se: “Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm. Si person, ne kemi ndarë skenën 16 vjet. Imagjinoni 16 vjet. Pra, kam një raport të shkëlqyer me të.”

Roccuzzo, 35 vjeç, është e martuar me Messin dhe kanë tre fëmijë së bashku, Thiago, Mateo dhe Ciro. Nga ana tjetër, Georgina dhe Cristiano nuk janë martuar ende. Të dyja vajzat megjithëse janë partneret e legjendave të futbollit ato kanë edhe një karrierë dhe një profesion. Në rastin e Antonelës, ajo është gjithashtu një modele dhe influencer e spikatur me më shumë se 36.5 milionë ndjekës në rrjetet sociale. Ndërkohë Georgina është një modele dhe biznesmene me 50.7 milionë ndjekës.

Roccuzzo dhe Messi kanë rreth një muaj që jetojnë në Florida, ndërsa Rodriguez dhe Ronaldo, të cilët u njohën në vitin 2016, jetojnë në Arabinë Saudite.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago