E ftuar në një emision televiziv ka qenë avokatja Nexhi Beqiri. Ajo ka folur më shumë mbi situatat më të shpeshta ligjore në Shqipëri, por jo vetëm.
Avokatja është pyetur edhe lidhur me reality show-n, “Big Brother VIP”.
None found
Një çift i gjeneratës Z si Egli dhe Gjesti, a do të funksiononin në martesë?
Që ditën që ata janë shfaqur, e kam parë që është një çift që nuk funksionon. Nuk është arsyeja vetëm ajo që thuhet në publik; që Gjesti nuk e do. Por duhet të mendojmë që Gjesti vjen nga ajo pjesë e fshatrave të Pejës që e kanë shumë të rëndësishme që vajza që do futet në shtëpi, të jetë pak tradicionale.Ai nuk e ndien veten asnjëherë vetëm. Ai e ndien veten me motrën dhe vëllain dhe dy prindërit, kështu që nuk mendon vetëm për veten. Kur ai deklaronte me të madhe që nëse do fitonte, gjithçka e ka për familjen, ai e mendon një familje të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe mundësisht nusja që do t’i vijë në shtëpi atij, do të jetë pak a shumë si motra apo mamaja e vet. Unë e mendoj kështu.
E dyta, natyra e Gjestit dhe njëkohësisht shkollimi i tij, ai e ka ndierë që është pak inferior ndaj Eglit, sepse ajo është e shkolluar, artikulon shumë mirë dhe unë them që ai e ka mbajtur Eglin dhe për arsyen që kur gjendej ngushtë dhe nuk dinte si të kthente përgjigje, Egli e shpëtonte.
Prandaj unë e quaj dhe një cilësi dhe vlerë e tij, që ai ishte mirënjohës ndaj Eglit, e cila në situata të vështira dinte t’i kthente përgjigje të tjerëve në mbrojtje të Gjestit. Ajo ashtu është, është shumë e mirë, por ajo e bënte më shumë këtë sepse e dashuron. Dhe më vjen shumë keq, sepse Egli vjen nga një humbje dashurie, ajo ka patur më shumë nevojë se kushdo tjetër në atë shtëpi për një dashuri të re.
Ajo që mund të duket si një skenar i pazakontë është kthyer tashmë në realitet në Evropë, ku hakerat kanë…
Në një kohë kur zhvillimi i samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë është shoqëruar me pasiguri, Shqipëria kërkon një…
Ndonëse gjurmët e aktivitetit njerëzor janë shtrirë pothuajse në çdo cep të planetit, nga thellësitë e oqeaneve deri në majat…
Një zhvillim i papritur ka shënuar procesin gjyqësor për vdekjen e Ramona Rinaldit, 39 vjeçe, në Como të Italisë. Partneri…
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk e nisën luftën me Iranin, por se Teherani ka qenë…
Mbi 200 fluturime janë anuluar, ndërsa shkollat, qindra supermarkete dhe biznese kanë pezulluar aktivitetin në Portugali, pasi stuhia Charles ka…