Një lojë e zhvilluar mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, tregojnë se si dyshjanë formën e një shakaje, “luftojnë” me njëri-tjetrin në lavanderi, por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit për disa momente.
Teksa tentonin të ngacmonin fizikisht njëri-tjetrin, në një moment Gjesti e kap nga fytyra Eglin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të disa banorëve.
“Jo, jo ashtu”, dëgjohen duke thënë ata, duke sinjalizuar që situata mund të kishte kaluar kufirin e një loje të zakonshme. Pas kësaj, përplasja mes tyre u ndërpre.
Kjo ngjarje ka sjellë ndarje mendimesh mes fansave të reality show-t. Disa e kanë parë si një situatë të parrezikshme dhe pjesë të dinamikës së shtëpisë, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësim mbi mënyrën se si u zhvillua ndërveprimi mes tyre.
Egli dhe Gjesti kanë pasur një histori të ndërlikuar brenda shtëpisë. Në fillim të spektaklit, ata ishin në një lidhje, por pas daljes së Eglit nga loja dhe rikthimit të saj në BBVA 4, ajo vendosi të mos i jepte më një tjetër shans Gjestit.
Kjo ka bërë që tensionet mes tyre të jenë të pranishme herë pas here, duke sjellë situata si kjo e fundit, e cila është komentuar gjerësisht nga publiku.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot mund të ndjeni një nevojë për më…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar sot se pritet të zhvillojë bisedime të reja për…
Hamasi thotë se mbetet i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Izraelin për lirimin e të gjithë pengjeve të…
Të gjithë individët dhe bizneset të cilët kryejnë pagesa elektronike do të përfitojnë nga komisione më të ulëta. Në mbledhjen…
Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 18 u lënduan të mërkurën, kur tramvaji elektrik në Lisbonë, i njohur…
Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë. Kjo u zbulua nga Meyer…