Brikena ka pranuar për herë të parë në prime-in e sotëm interesin e saj për Mateon.
Ajo është shprehur se Mateo nuk ka ndjenja për të, por vetëm pëlqim. Gjithsesi, banorja ka theksuar se ka interes për Mateon, ndërsa ky i fundit është shprehur se nuk i pëlqen pasiguria që ajo tregon në marrëdhënien e tyre.
None found
Mateo:
Mua nuk më bëjnë përshtypje fjalët e banorëve. Ata nuk besojnë asgjë. Thonë që ne po përdorim njëri-tjetrin. Mua më intereson çfarë mendon Brikena. Nëse ajo më beson, çdo gjë është në rregull. Nuk më pëlqen pasiguria e saj. Kjo është një temë që unë e diskutoj vetëm me të.
Brikena:
Unë ia kam shpjeguar Mateos që opinionet e të tjerëve nuk më interesojnë. Më vjen keq kur e ulin Mateon dhe kjo ndonjëherë bëhet e tepërt. I kam thënë që unë e shoh se ai ka pëlqim për mua. Kam interes për Mateon, më pëlqen si djalë, por nuk shoh që ai ka ndjenja.
Intuita ime më bën të mendoj që ai nuk ka ndjenja, por vetëm pëlqim. Ai më bën të ndihem shumë mirë. Dyshimet dhe ftohtësia ime ndaj tij ndoshta i bëjnë banorët të mendojnë që unë nuk kam interes për të, por unë kam interes për Mateon, sepse ai më bën të ndihem rehat.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhorë janë të domosdoshme, vlersojnë përfaqësuesit e institucioneve dhe ekspertët. Tashmë ka përpjekje për miratimin e Kodit…
Pas më shumë se një dekade, lista e barnave esenciale është përditësuar. Lista e re përmban gjithsej 372 barna, prej…
Kim Kardashian ka bërë një tjetër paraqitje spektakolare në tapetin e kuq, këtë herë në Los Angeles, ku mori pjesë…
Liverpooli ka marrë fitoren e dytë në këtë edicion të Ligës Premier, duke mposhtur Bournemouthin me rezultat 1-0 në javën…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një denoncim të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke…
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Mësohet se…