showbiz

Çfarë po ndodh me Jessie J? Këngëtarja dërgohet me urgjencë në spital

Këngëtarja Jessie J, ka zbuluar se është dërguar sërish në spital, gjashtë javë pas një operacioni për kancer në gji, për shkak të një infeksioni dhe lëngu në mushkëri.

Këngëtarja 37-vjeçare, e cila njoftoi më parë se kanceri ishte zbuluar herët nga mjekët, ishte në periudhë rikuperimi që nga operacioni i saj në qershor.

Por përmes një postimi në “Instagram” ditën e  djeshme, ajo bëri të ditur se është shtruar sërish në spital, ku më vonë mjekët i konfirmuan se ka një infeksion.

Jessie J, ndau një foto nga shtrati i spitalit, ku shihej një kanulë infuzioni në dorë. Ajo pranoi se kjo periudhë pas operacionit ka qenë një nga kohët më të vështira për të, veçanërisht në aspektin emocional, shkruan DailyMail.

“Ja si i kalova 24 orët e fundit:Gjashtë javë pas operacionit dhe u ktheva në të njëjtën dhomë ku isha pas operacionit. Nuk ishte as e planifikuar, as e pritur”, shkroi ajo.

Më tej ajo tregoi: Kisha – dhe ende kam – simptoma që tregonin për një mpiksje gjaku në mushkëri. Faleminderit Zotit nuk është mpiksje! Më bënë shumë analiza, dhe u zbulua se kam një infeksion (ende nuk dihet saktë çfarë) dhe pak lëng në mushkëri”.

“Po e kam të vështirë të marr frymë thellë, por u largova vetë nga spitali mbrëmë (nuk e duroj dot të jem aty) dhe do ta vazhdoj trajtimin si paciente ambulatore”.

Në një postim të dytë, Jessie shtoi: E di që ka shumë njerëz që kanë kaluar të njëjtën gjë, ose diçka të ngjashme, dhe mund të mos bien dakord me atë që them – dhe kjo është në rregull.

Por për mua, dita e operacionit ishte fizikisht pika më e vështirë e gjithë kësaj rruge. Rikuperimi nuk është as i lehtë, as i shpejtë. Ndërsa emocionalisht ka qenë sfida më e madhe”.

“Si nënë e një fëmije të vogël, të mos jem në gjendje të jem nëna që jam zakonisht ka qenë shumë e vështirë.

Po ashtu, të detyrohem të ndryshoj të gjitha planet për karrierën time këtë vit, pas kaq shumë pune për t’u rikthyer, ka qenë shumë zhgënjyese. Por kjo është jeta.

Dhe mos më keqkuptoni – lajmi që nuk ka më kancer ishte fantastik. Por ky rezultat nuk e bëri fare më të lehtë rikuperimin fizik nga operacioni”.

Në postimin e fundit, Jessie u shpreh se kjo përvojë i ka kujtuar se duhet të ngadalësojë ritmin dhe të kujdeset më shumë për veten.

“Është një kujtesë për veten time që të ngadalësoj, edhe pse ndjehem sikur tashmë po lëviz me ritmin e një breshke. Ky nuk është një rikuperim i shpejtë – dhe as që duhet të jetë.

Si një grua e pavarur, me energji pa fund dhe me sindromën ‘mundem vetë gjithmonë’, kjo ka qenë një goditje. E dua lëvizjen, punën dhe aktivitetin, por tani nuk mundem – dhe kjo është realiteti.

Por po gjej forcë në faktin se gjithçka mund të përshtatet me këtë ritëm të ri, me ndihmën e rrethit tim të vogël të mbështetjes. Ju e dini kush jeni – faleminderit!”.

Me ironi të lehtë ajo shtoi:Trupi dhe imuniteti im më thanë:‘Ulu pak, budallaqe!’”.

Në qershor, Jessie kishte ndarë një postim tjetër ku tregonte se sapo kishte hequr drenën pas operacionit dhe po përpiqej të përshtatej me ndryshimet trupore.

“Tani jam unë dhe gjoksi im i çuditshëm duke u përpjekur të gjejmë si të vishemi. Ana e majtë më sheh si të më thotë ‘je mirë, zemër’”?

Në atë kohë, ajo kishte treguar se në momentin që mori lajmin për diagnozën, kishte kaluar menjëherë në “modalitet mbijetese”, duke mos pasur kohë të përpunonte emocionalisht situatën për shkak të përgjegjësive të shumta.

“Nuk e kisha menduar as largimin emocional nga pjesa e trupit që humba. Tani po më kapin vonë ndjenjat – pak zhgënjim që nuk i thashë më mirë lamtumirë. Tingëllon çuditshëm, por kështu po ndihem tani”.

Edhe pse më parë kishte lënë të kuptohej se ishte pa kancer, Jessie sqaroi se ky mesazh ishte keqinterpretuar.

Ajo shtoi:Ndonëse po lutem për lajme të mira, fatkeqësisht ende nuk mund të konfirmoj se kanceri është zhdukur plotësisht”.

të fundit

Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës, Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat

Nga; Boldnews.al “Unë Ajolën e kam shoqe që nga koha e gjimnazit dhe bashkë na ka lidhur aktiviteti personal e…

17 minutes ago

Kush do të ngjitet në skenën e Fest ’64, Luana Vjollca apo Arbana Osmani?

Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh muzikor në vend…

23 minutes ago

Aksident tragjik në Devoll/ Përmbyset zetori, humb jetën drejtuesi

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor…

58 minutes ago

Luiz Ejlli anulon papritur eventin në Ksamil, organizatorët sqarojnë situatën

Atmosfera e nxehtë e verës në një nga beach bar-et e Ksamilit pritej të kulmonte me performancën e Luiz Ejllit,…

60 minutes ago

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Pak e dinin që përveç ekranit, Sara Gjordeni ka shkëlqyer edhe në një tjetër fushë krejt ndryshe: atë të shahut.…

1 hour ago

FOTO/ Krenar Cocaj dhe Endi Demneri, çifti më i ri i showbizit shqiptar

Sapo eshte zbuluar një lidhje e mundshme mes dy emrave të njohur të showbizit shqiptar, Krenar Cocaj dhe Endi Demneri.…

1 hour ago