Sezoni i pestë i “La Casa De Papel” po pritet me padurim nga fansat e serialit të famshëm, që theu rekord shikueshmërie në mbarë botën. Mirëpo ndërkohë që të gjithë po presin të shikojnë ç’është përgatitur këtë herë, aktorët duket se po i japin lamtumirën serialit. Álvaro Morte, i cili në serial luan rolin e Profesorit, përmes një videoje ka falenderuar çdokënd për mbështetjen që i kanë dhënë në këto 5 sezone.
Postimi i tij i ka prekur të gjithë fansat e serialit, por nga ana tjetër ka ngritur shumë pikëpyetje.
“Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë shumë koha e bukur që kam kaluar këtu. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro në postim.
Pas kësaj fansat kanë nisur të dyshojnë nëse kjo tregon se ky do të jetë sezoni i fundit i serialit apo do të largohet vetëm Profesori. Në fakt ky do të jetë thjesht sezoni i fundit i serialit të famshëm, ndaj Profesori është përshëndetur për herë të fundit me të gjithë fansat.
Money Heist 5 do të jetë një sezon me dhjetë episode dhe do të lançohet në tremujorin e fundit të vitit 2021, siç konfirmohet së fundmi nga Netflix.
Shqipëria përjetoi ngjarje të jashtëzakonshme gjatë vitit që po lëmë pas, përfshirë vendosjen para drejtësisë të dy prej politikanëve më…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me…
Berat Gjimshiti gaboi në ndeshjen me Interin, duke i dhuruar golin e fitores. I vetmi që u shënua erdhi në…
Sot është disa e pestë ku qytetarët e Vlorës përballen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Ditën e…
Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një…
Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te…