Reperi i njohur Mozzik u vu sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit në rrjetet sociale të një ore luksoze të markës prestigjioze “Richard Mille”, të cilën e prezantoi si dhuratë që ia kishte bërë vetes për ditëlindje. Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur sapo artisti hyri në Kosovë.
Dogana e Kosovës njoftoi se kishte konfiskuar dy orë të pa deklaruara në kufi, një “Richard Mille” dhe një “Rolex”, me vlerë totale mbi 1.34 milionë euro. Autoritetet theksuan se orët ishin kapur gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër, ku nuk ishin bërë deklarimet përkatëse.
Por zhvillimi më i madh erdhi më vonë. Pas ekzaminimeve të kryera, u bë e ditur se ora e paraqitur si “Richard Mille” nuk ishte aspak origjinale. Këtë e konfirmoi zyra e avokatëve “Vokshi&Lata”, e cila përfaqëson zyrtarisht kompaninë zvicerane “Richard Mille”. Në reagimin e tyre zyrtar thuhej qartë:
“Ora e ndaluar nga Dogana e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille. Bëhet fjalë për një falsifikat, fakt i konfirmuar nga ekspertiza zyrtare e kompanisë.”
Sipas tyre, rezultati tashmë i është komunikuar Doganës së Kosovës dhe pritet që procedurat ligjore të vazhdojnë. Ky skandal ka ngritur pikëpyetje të shumta jo vetëm mbi imazhin e reperit, por edhe mbi fenomenin e rritjes së falsifikimeve të luksit në tregun rajonal.
Hamasi hodhi poshtë sot akuzën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se grupi islamist palestinez po pengon përpjekjet për të…
Gjykata Supreme njoftoi se e ka refuzuar “si të pathemeltë” ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për…
Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore gazetaren Klodiana Lala solli këtë të martë detaje të reja nga masakra e…
Një moment i pakëndshëm ka ndodhur gjatë takimit të Katerinës me tre djemtë konkurrentë të “Përputhen”. Kristi dhe Arlindi kanë…
Prej disa ditësh, emri i Mozzik ka qenë kryefjalë në media dhe rrjete sociale, pas ndalimit nga Dogana e Kosovës…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se administrata amerikane ka bërë punë të mirë në parandalimin e përshkallëzimit të situatës…