Vetëm pak ditë më parë shfaqja e Luizit në “Times Square” në NewYork bëri xhiron e rrjetit, si çdo veprimtari tjetër e këngëtarit.
Nga data 9 Qershor, deri me 19 Qershor, ai do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi është ftuar në disa koncerte në shtete të ndryshme.
Bashkë me të u tha se do të ishte edhe partnerja e tij Kiara Tito dhe këngëtari Mozzik. Por mesa duket Luizit do t’i duhet të udhëtojë i vetëm përtej oqeanit pasi përmes një postimi në rrjetet sociale Mozzik ka bërë me dije se nuk do të jetë e mundur të marrë pjesë në koncertet e lajmëruara më herët.
Shkak për këtë vendim është bërë fakti se nuk ka mundur të pajiset me vizë për të udhëtuar drejt SHBA-ve.
Ndërkohë, më herët faqja e cila ka organizuar turin e artistëve në SHBA, hoqi edhe emrin e Kiarës nga lista e të ftuarëve speciale, dhe kjo lëvizje ka bërë fansat të mendojnë se mos ndoshta edhe moderatores i është refuzuar viza.
Por Kiara ka publikuar pak orë më parë një foto ku tregon se ndodhet në Stamboll, ku mësohet se ka udhëtuar drejt Turqisë me ekipin e “Kepi i Tundimeve”, program që pritet të moderohet nga Kiara.
Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm…
Një tërmet me magnitudë 4.8 rihter goditi Turqinë perëndimore, në rajonin më të gjerë të Balikesirit. Tërmeti u ndje të…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka monitoruar nga qendra e komandës së Forcave Ajrore izraelite në Tel Aviv operacionet ajrore kundër…
Dy vajzat e reja që shihni në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku. Dy motrat Dhimaku…
Gjendet e vetëvarur në banesë një e mitur 15-vjecare. Ngjarja ka ndodjur në fshatin Çukë të Sarandës. E mitura mesohet…
Pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një tjetër, një aksident i rëndë…