showbiz

Çfarë këshillash i jep kohëve të fundit Bora Zemanit? Semi ishte e ftuar në “Përputhen” dhe zbuloi sekretet (VIDEO)

“Për’puthen Prime” ishte i mbushur ne emocione të bukura këtë të shtunë, për konkurrentët por edhe për vetë moderatoren.

Përveç çiftit të parë Alvisa dhe Bashkim, të cilët u puthën për herë të parë në publik dhe dolën çift nga programi, një surprizë e veçantë ishte rezervuar për të.

Të lidhura

None found

Në Prime ishte Semi Jaupaj, mikesha e saj e zemrës, prej 15 vitesh, që ajo e quajti “familje” dhe “motër”.

Bora e intervistoi disi, për aventurën në “Big Brother VIP”, dhe jo vetëm. Moderatorja zbuloi se nuk ishte dakord për hyrjen e saj në këtë reality, pasi ishte shumë e drejtë e nuk do ta përballonte. Por gjithsesi, ajo tha se ishte shumë krenare për miken e tyre.

Të ngacmuara disi për situatat ku përfshihej Bora, por vajzat preferuan të mos flisnin. “Ca gjëra mbeten personale”, tha Bora që e kaloi me sportivitet e humor.

Në një përballje, krejtësisht të pazakontë, ato zbuluan detaje që nuk i dinim për shoqërinë e tyre.

Duke u kthyer pas në kohë, kur janë njohur, Bora tregoi se ishin tipa shumë të ndryshëm, por kjo nuk i kishte penguar aspak.

“Je një dritë dielli”, tha Semi, referuar Borës, të cilën e falënderoi edhe publikisht, që ka qenë në jetën e saj.

Të dyja vajzat treguan se kanë patur edhe ato zënkat e tyre, që ndonjëherë kishin zgjatur deri në një muaj, nga kokëfortësia e të dyjave.

“Ti je krahu im i djathtë i sigurt”, tha Bora, që tregoi se edhe ajo ka pasiguritë e veta.

Kohët e fundit, Semi tregoi se i jep disa këshilla moderatores, edhe pas ditëve të vështira. Edhe kur e pyesin sesi është Bora, ajo këmbënguli se është mirë, e s’ka asgjë që të mos jetë mirë.

Këngëtarja tha se nuk kishte kritika për mikeshën e saj, sa i përket karakterit, ndërsa për pamjen po, siç bëjnë shoqet.

Në fund, ato treguan se janë gjithmonë aty për njëra-tjetrën., por e mbyllën me një surprizë për të gjithë. Ato kënduan këngën e famshme “Hallelujah”, duke iu dhuruar të gjithëve emocione shumë të bukura!

të fundit

Balluku investigation: SPAK questions businessman Alban Eftimi

Biznesmeni i kompanisë “Atelier 4”, Alban Eftimi është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka…

7 minutes ago

Finland holds largest civil defense exercise since World War II, prepares for possible Russian attack

Më shumë se 2 mijë vullnetarë dhe studentë po marrin pjesë në Finlandë në stërvitjen më të madhe të mbrojtjes…

7 minutes ago

Drone incident with explosives in Leipzig, London summons Russian representative and warns of security risk

Londra ka thirrur diplomatin më të lartë rus në vend, pas incidentit me një dron të mbushur me eksplozivë në…

7 minutes ago

Fire from Lundre spreads toward Shkopet, situation remains critical

Situata në fshatin Lundre paraqitet shumë e agravuar dhe me rrezik të shtuar. Zjarri ka dalë nga territori i Lundresë,…

8 minutes ago

Retrial of the “€53 million case”: Pal Lekaj and three other defendants remain silent

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në procesin e rigjykimit lidhur me rastin e njohur si “53-milionëshi”, të akuzuarit Pal Lekaj,…

10 minutes ago

Hetimet për Ballukun, merret në pyetje nga SPAK biznesmeni Alban Eftimi

Këtë të enjte, biznesmeni i kompanisë “Atelier 4”, Alban Eftimi, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka…

11 minutes ago