showbiz

Çfarë i ndodhi Labinotit pasi zbuloi skandalet e Big-ut në Kosovë?

Vetëm pak pasi ndezi rrjetin me publikimin e një prej skandaleve më të mëdha të këtij sezoni në “Big Brother VIP Kosova”, një kthesë e papritur dhe e heshtur ka ndodhur në profilet sociale të Labinotit.

Kujtojmë se ai ishte në qendër të vëmendjes pasi ekspozoi pamjet ku ish-banorja (asokohe banore) Bia Khalifa shfaqej me telefon celular në dorë brenda Dhomës së Rrëfimit. Por, ai nuk u mjaftua me aq.

Të lidhura

None found

Bashkë me atë video, Labinoti lëshoi një paralajmërim të fortë, duke lënë të kuptohet se kjo ishte vetëm maja e ajsbergut dhe se ai dispononte prova të tjera e skandale të reja gati për t’u publikuar.

Teksa ndjekësit po prisnin zbulimet e radhës, situata ka marrë një kthesë 180 gradë. Sot, çdo postim, video apo akuzë lidhur me skandalet e BBVK është fshirë dhe zhdukur papritur nga llogaria e tij.

Kjo lëvizje e befasishme ka ngritur menjëherë aludime në rrjet. Çfarë e detyroi Labinotin të mbyllte gojën dhe të fshinte provat? A u përball ai me presione të forta ligjore apo paralajmërime nga produksioni për shkelje kontrate? Apo mos ndoshta ka pasur një “marrëveshje” në prapaskenë për të qetësuar ujërat?

Një gjë është e sigurt: kjo tërheqje e tij pa asnjë shpjegim vetëm sa i ka shtuar edhe më shumë dyshimet e publikut mbi atë që ndodh vërtet përtej asaj që transmetohet në ekran.

të fundit

Instituti GAP: Mbi 250 mijë kosovarë u pajisën me leje qëndrimi në BE nga viti 2020 deri në 2025

Instituti GAP publikoi një tabelë me të dhëna të emigrimit të kosovarëve në shtetet e BE-së. Në të dhënat e…

8 minutes ago

Kurti: Votimi i vitit 1991 konfirmoi synimin për pavarësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar referendumin e vitit 1991, me rastin e 35-vjetorit të mbajtjes së tij. Ai…

8 minutes ago

VIDEO/ Saimir Tahiri returns: I have a lot to say…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka publikuar një video në rrjetet sociale, e cila ka tërhequr jo pak vëmendjen. Në…

14 minutes ago

Poland offers the US $15,000 a year for every American soldier stationed in the country

Polonia po i ofron Shteteve të Bashkuara stimuj financiarë dhe mbulimin e kostove të infrastrukturës, në kohën kur Varshava dhe…

15 minutes ago

VIDEO/ Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka publikuar një video në rrjetet sociale, e cila ka tërhequr jo pak vëmendjen. Në…

31 minutes ago

Ndjekësi e quajti “skelet”, reagimi i Selin Bollatit “rrëmben” vëmendjen në rrjet

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka reaguar në rrjetet sociale pas komenteve fyese që ka marrë për…

44 minutes ago