“Big Love”, aplikacioni i krijuar nga “Big Brother” ka bërë që banorët e formatit të përjetojnë sadopak nga mbështetja e fansave të tyre që i ndjekin nga jashtë.
Ndjekësit mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera 3 euro deri në 100 euro, e cila është kurora, dhe ta dërkojnë së bashku me një përshëndetje dhe emrin e tyre.
Herë pas here banorët janë mbledhur për të lexuar këto mesazhe.
Së fundmi një kurorë i është dërguar Luizit nga një prej anëtarëve të familjes Jashari. Bëhet fjalë për Hamëz Jasharin, djalin e Bekim Jasharit, i cili i ka dërguar edhe një mesazh ku shkruhej: “Të përshëndes nga Prekazi Heroik i Adem Jasharit”.
Ky padyshim ka qenë një nga mesazhet më me kuptim të dërguar deri tani, i cili ka ngjallur reagime edhe tek banorët e tjerë. Madej Nita dhe Shpati, i janë drejtuar Luizit duke i thënë që është me fat dhe kjo është dhurata më e mirë që ka marrë ndonjëherë.
Nga ana tjetër e vetmja që nuk e kuptoi për çfarë bëhej fjalë ishte Olta Gixhari, e cila u shpreh: “Çfarë është Prekazi?”. Ishte Nita ajo e cila ia shpjegoi që Prekazi është vendi ku kanë rënë heroikisht një familje e tërë gjatë luftës.
Nga na tjetër ndjekësve që nuk i shpëton asnjë gjë, janë çuditur si Olta nuk e dinte një gjë të tillë, duke mos i kursyer edhe kritikat e tyre.
Sot, më 15 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.5…
Ditën e sotme, pjesa e parë e ditës do të sjellë dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin e vendit.…
Mbi 800 emigrantë kanë mbërritur brenda vetëm një dite në Kretë dhe Gavdos, duke vendosur në pikë kritike kapacitetet e…
Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdelrahman al-Thani, i bëri thirrje sot bashkësisë ndërkombëtare që të “ndalojë së përdoruri standarde të…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot përkushtimi ndaj partnerit do të thellohet, duke krijuar mundësi për…
Parashikimet e para konfirmuan përafërsisht rezultatet e parashikimeve parazgjedhore. Sipas njoftimeve të stacionit WDR, CDU-ja doli fituese e zgjedhjeve lokale…