Sharon Stone është në listën e BCC të 100 femrave më me ndikim dhe si pjesë e kësaj ka dhënë një intervistë për median. Në të, pasi foli fillimisht për politikën, aktrimin, karrierën dhe dashurinë për pikturën, ajo u pyet se çfarë do t’i thoshte të rinjve.
Ajo, vuri dorën në fytyrë, bëri një pauzë të gjatë dhe u përgjigj:
None found
“Do t’ia dalësh”.
Aktorja, humanitare, shkrimtare, producente – dhe së fundmi, piktore – rrëfen momentet kur një hemorragji në tru gati sa nuk e vrau atë 23 vjet më parë.
“Ju nuk e dini, por do ta dini. Do ta bëja tatuazh në pjesën e brendshme të qepallave të mia. Kur isha në dysheme dhe nuk mund të thërrisja një ambulancë, kur u ktheva në shtëpi (nga spitali) dhe lexova në revistën People se nuk do ta dinim për 30 ditë nëse do të jetoja apo do të vdisja.” tha ajo.
Ajo shpjegoi se asaj iu dha një shans 1% për të mbijetuar dhe iu kërkua të rimësonte gjërat themelore si ecja dhe të folurit. Ajo renditi sfidat me të cilat është përballur që atëherë, duke përfshirë problemet financiare dhe një betejë për kujdestarinë me ish-bashkëshortin e saj, gazetarin Phil Bronstein, mbi djalin e tyre të adoptuar Roan.
Ajo e përdori famën e saj për të mbledhur shuma të mëdha parash për qëllime bamirësie, përfshirë kërkimet për HIV dhe AIDS.
“Jam vërtet krenare që e mora atë ide në këtë film dhe e përdora për të folur për një sëmundje që po bënte që njerëzit të ndëshkoheshin për seksualitetin e tyre sepse unë po ndëshkohesha për timin”- tha ajo.
Puna e Sharon Stone mbi HIV-in dhe AIDS-in i dha asaj Çmimin Nobel të Samitit të Paqes 2013 – një çmim i dhënë nga laureatët e Çmimit Nobel për Paqen që njeh figura në kulturë dhe argëtim që kanë kontribuar për drejtësinë sociale dhe paqen.
Komunikimi me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Lalëz është bërë i pamundur gjatë momentit që kryeministri Edi…
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e…
Duke filluar nga nesër, 15 nëntor, automjetet që marrin pjesë në trafikun publik në rrugë duhet të kenë pajisje dimërore…
Ernest Muçi ka zbuluar ëndrrën e tij më të madhe [...]Read More...
Liga e Kombeve vazhdon sot me një program të pasur ndeshjesh, ku në fushë do të zbresin disa prej përfaqësueseve…
Përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Franco Foda pritet t’i besojë skemës 3-4-3 në përballjen e sotme (e shtunë) ndaj Izraelit në…