Rozana Radi ka vënë në detyrë ditën e sotme avantazhin që mori nga misioni ninxhat që bëri me Gjestin pak javë më parë. Ajo kishte kërkuar që banorët të ishin në dispozicion të saj, të bënin çfarë të thoshte ajo.
“Banorë, si fituese e misionit ninxha Vëllai i Madh njofton se Rozana ka mundësi të përfitojë avantazhin e kërkuar prej saj. Nga ky moment e deri nesër në mëngjes banorët e shtëpisë do të jenë në dispozicion të kërkesave të ndryshme që do të kenë”, shkruhej në zarfin e bardhë.
Kërksa e parë që Rozana bëri për banorët ishte që djemtë të bënin zonjat e shtëpisë.
“Unë do të doja si fillim që çunat të bënin zonjat e shtëpisë, nëse keni dëshirë, nuk iu detyron njeri. Nëse nuk do t’a bëni mos e bëni. Si fillim të na shërbeni gocave të shtëpisë. Danja do na ndihmojë me djemtë. Gjesti do të jetë asistenti im dhe do të vishesh, do marrësh direktiva se çfarë do të bësh. Djemtë do bëjnë të gjitha kërkesat që kanë vajzat e shtëpisë”, tha Rozana.
Banorja u shpreh se nuk do që t’i detyrojë banorët që të plotësojnë kërkesat e saj, vetëm nëse e bëjnë me dëshirë.
Gjesti dhe Laerti iu përgjigjen duke i thënë se nuk është me dëshirë, por duhet bërë pasi ajo e ka fituar si avantazh.
Me ndihmën e vajzave, Kelly, Gjesti, Shkëlzeni, Laerti, Vserlo, Aldo dhe Jozi u veshën si vajza dhe shkaktuan shumë të qeshura te banorët.
Projekti i Qeverisë për rritjen e çmimeve të referencës nuk ka ndikuar në sektorin e ndërtimit. Sipas të dhënave të…
Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës. Dhjetëra automjete nga Maqedonia e Veriut presin në…
Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për qytetarët që duan të vizitojnë Shtetet e Bashkuara…
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, do të vazhdojë karrierën e tij në Premier League, por këtë herë me një…
Policia e Bulqizës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në një komunikatë…
Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore,…