showbiz

Ceremonia e Oscars 2025 mund të anulohet për herë të parë pas 96 vitesh

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar të vitit 2025 mund të anulohet për herë të parë pas 96 vitesh për shkak të zjarreve shkatërruese që po përfshijnë Los Angeles. Komiteti i Oscars ka shpallur se është duke monitoruar çdo ditë situatën në qytet dhe është në shqyrtim të mundësisë për të shtyrë ose anuluar ngjarjen prestigjioze për shkak të ndikimit të madh që kanë zjarret në komunitetin lokal.

Sipas burimeve të afërta me Komitetin e Oscars, shqetësimi kryesor është të mos duket se po festohet në një periudhë kur shumë qytetarë të Los Angeles po përballen me humbje dhe dhimbje. “Edhe nëse zjarret shuhen në ditët në vijim, realiteti është se qyteti do të vazhdojë të përballet me pasoja për muaj të tërë”, ka thënë një burim për The Sun.Përveç mundësisë së anullimit të ceremonisë, nominimet për çmimet Oscar që ishin planifikuar të shpalleshin më 17 janar janë shtyrë për 19 janar. Të gjithë zhvillimet e mëtejshme do të varen nga gjendja e situatës në Los Angeles, ku zjarret ende vazhdojnë të përhapen.

Akademia e Kinemasë ka shprehur solidaritetin e saj me ata që janë prekur nga zjarret dhe ka dërguar mesazhe mbështetjeje për anëtarët dhe kolegët e saj.

të fundit

Nga 5 maji kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Izrael – kërkohet vetëm autorizimi ETA-IL

Duke filluar nga data 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetin e…

10 minutes ago

Lara Colturi do të vazhdojë të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi edhe sezonin e ardhshëm

Skiatorja me origjinë italiane, Lara Colturi, do të jetë pjesë e ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026, duke i…

13 minutes ago

Jasiri dhe Giota fshijnë gjurmët e dashurisë në IG – a ka marrë fund lidhja e tyre?

Duket se një tjetër çift i njohur ka zgjedhur të ndjekë rrugë të ndara. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani,…

25 minutes ago

Jozefina Topalli: Mazhoranca bën presione për të manipuluar votën e diasporës

Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, ka deklaruar se duhet të merren masa në mënyrë që të…

32 minutes ago

Rrëmbimi i Jan Prengës/ SPAK paraqet në gjykatë bisedat në “SKY” mes Dritan Rexhepit, Hajrit dhe Funiqit

Këtë të mërkurë, është mbajtur seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ndaj kopshtarit të kompleksit “Golden” të Altin Hajrit…

56 minutes ago

Protestat në “El Clasico”: Dënohen Rudiger dhe Lucas Vazquez, shpëton Bellingham

Gjashtë ndeshje pezullim: kaq është dënimi për Antonio Rüdiger, mbrojtësi gjerman i Realit të Madridit, për protestën e tij të…

1 hour ago