showbiz

Cardi B deklaratë për ish-partnerin: Nëse do të isha ende me të, do ta vr*sja me duart e mia

Cardi B ka folur hapur për gjendjen e saj mendore ndërsa ishte me Offset, duke thënë se nëse do të kishte qëndruar në lidhje me të, do ta kishte “vrarë atë”.

Reperja fituese e çmimit Grammy, e cila tani është në lidhje me lojtarin e NFL-së, Stefon Diggs, u shfaq drejtpërdrejt në X Spaces të martën, më 4 qershor, duke falënderuar mbështetësit e saj dhe duke iu përgjigjur atyre që e kritikuan për lidhjen e saj të re. “Nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë sa e lodhur isha. Sa e rraskapitur, sa e shteruar mendërisht”, tha ajo, me sa duket duke iu referuar martesës së saj me Offset. “Isha fjalë për fjalë në prag të çmendurisë. Nuk mund të haja. Kisha dhimbje koke gjatë gjithë kohës. Po humbisja mendjen”, rrëfeu ajo.

“Nëse do të isha ende atje, do të përfundoja në burg, sepse do ta vrisja me duart e mia”, theksoi ajo.

Reperja përshkroi se si ishte “kaq e depresionuar” për shkak të “dramës së vazhdueshme”. “Zgjohesha çdo mëngjes me mendime paranojake”, tha ajo, duke shtuar se edhe menaxherët e saj ishin të shqetësuar dhe i sugjeruan të shihte një terapist. E gjithë kjo ndodhi përpara se Cardi B dhe Offset të rilidheshin dhe të kishin vajzën e tyre, Blossom, vitin e kaluar. Megjithatë, siç zbuloi ajo, ribashkimi nuk zgjati. “Shkova në terapi, u dashurova përsëri, mora vendimin për të pasur fëmijën tim dhe më në fund… kur diçka mbaron, mbaron”, u tha ajo fansave të saj.

Tani, ajo thotë se është në një vend shumë më të mirë . “Jam e lumtur dhe ndihem sikur po e mësoj jetën përsëri. Sikur po mësoj nga e para. Takimet janë diçka e re për mua dhe më duhej pak kohë për t’u hapur përsëri ndaj dikujt”, tha ajo. Duke folur për komentet kritike që mori pasi njoftoi lidhjen e saj me Stefon Diggs, Cardi B pranoi: “Nuk e kuptoj pse marr kaq shumë urrejtje nga burrat. Më quajnë kurvë. Isha e martuar për shtatë vjet dhe isha besnike “.

të fundit

Flick “tremb” Inter, Barça hidhet në sulm për “yllin” zikaltër

Barcelona tremb Inter, me ekipin blaugrana që ka vendosur në majën e listës së dëshirave një prej titullarëve të padiskutuar…

12 minutes ago

Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës/ FOTOT

Një familje shqiptare, po jeton në rrugë në qytetin e Montpeljesë në Francë. Ata kanë ikur nga vendi i tyre,…

32 minutes ago

Plagoset me armë “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i TikTok-ut, Fabion Kuci, i njohur si Gucci, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin…

42 minutes ago

Aksioni te AKSH-i/ SPAK del me reagim zyrtar: Vepra të kryera në kuadër të grupit kriminal

Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar, lidhur me masat e sigurisë të lëshuara ndaj 8 personave. Këta shtetas…

60 minutes ago

Urdhër arrestet e SPAK/ Berisha tregon si ndaheshin tenderat në AKSHI: Në një vit 800 transaksione nga thesari i shtetit në kontot e dy kompanive

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për zyrtarë të…

1 hour ago

Blendi Fevziu: 11 mijë pensione pas vdekjes, të humbin 1.2 milionë dollarë për njerëz që nuk jetojnë më… (VIDEO)

Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij personale “Facebook”, gazetari i njohur Blendi Fevziu, ka komentuar një lajm…

2 hours ago