Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka pasur fatin të takohet me një prej idhujve të tij të fëmijërisë, legjendën e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario.
Ai ka shpërndarë në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët me ish-sulmuesin e famshëm, duke shijuar momentin e takimit të tyre.
Në postimin e tij, Capital T ka zgjedhur të ndajë jo vetëm këtë kujtim të veçantë, por edhe të rikujtojë momentin kur Ronaldo kishte vizituar Kosovën pas luftës së vitit 1999.
Fotografia, të cilën ai ka etiketuar me mbishkrimin “Kënaqësi të takoj R9, heroin tim të fëmijërisë, një prej më të mirëve në fushë dhe jashtë saj, ai e vizitoi Kosovën kur ishte në kulm të karrierës së tij e kjo është një arsye tjetër pse akoma e gëzoj të njëjtën dashuri e respekt për të. Faleminderit Ronaldo ?? vazhdo të jesh i mrekullueshëm. Dhe shihemi së shpejti miku im në një kosovë shumë më ndryshe”, shpreh mirënjohjen dhe respektin e thellë për figurën e Ronaldos.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer tha që Andrew Mountbatten-Windsor duhet të dëshmojë para Kongresit të SHBA-së në lidhje…
Banori i Big Brother Vip Kosova Limi ka lënë mbrëmjen e sotme shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Ai ua…
Redon Makashi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të tij, aktorit të kinematografisë shqiptare, Fitim Makashi. Në një…
Pas takimit me vëllanë e saj dhe mesazhit që ai i dha që të luajë vetëm, duket se Selin ka…
Disa ditë më parë u vra me një thikë të improvizuar xhami i dënuari me burgim të përjetshëm, Jani Aliaj,…
Pas rreth dy orësh ka përfunduar protesta kombëtare e organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”, e katërta në radhë për këtë…