Butrint Imeri (ish-i dashuri i Kiara Titos) në “Big Brother VIP Albania”? Po, jo, ndoshta. Nuk e dimë. Gjithë çfarë dimë është se shumë shpejt do të futen dy konkurrentë të fortë
I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, regjisori Eduart Grishaj u pyet nëse “vazhdojnë rekrutimet” për reality show-n.
None found
“Do hyjnë të rinj. A hyn kush? [sepse nuk e dëgjoi pyetjen ‘A hyn Butrinti?’] *nuk përgjigjet* Do hyjnë dhe dy shumë shpejt. Do ketë edhe hyrje të tjera, nuk është se [do ndalojnë]. Dy shumë të fortë dhe interesantë janë gati.”
Që prej javës së kaluar, nisur nga postimet e Butrint Imerit në rrjetet e tij sociale, të gjithë menduan se ai do të surprizonte Kiara Titon në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Mirëpo të martën që lamë pas, Butrinti nuk hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duke bërë që të nisnin edhe një herë aludimet.
Mbrëmë artisti ka postuar një tjetër Instastory, ku shkruante se surpriza që po kërkojmë të gjithë, do të realizohet të shtunën. Kujtojmë që të shtunën është spektakli i BBV dhe përsëri të gjitha indiciet na lidhen më Kiarën.
Por në një tjetër video të postuar në Instastory, Butrinti ka ironizuar të gjitha lajmet që kanë qarkulluar për të gjatë këtyre ditëve. Teksa ka postuar një video ku shihet duke u argëtuar, në një vend të mbuluar nga dëbora, ai e ka shoqëruar me mbishkrimin:
“Gojët e liga: Butrinti në Tiranë. Ndërkohë Butrinti:”, duke mohuar kështu që gjatë kësaj jave ka qenë i pranishëm në kryeqytet.Gjithsesi Butrint, ne po presim deri të shtunën për të zgjidhur këtë gjegjëzë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka shënuar një…
Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka publikuar një tjetër letër të së ndjerës Arlinda Zekaj, e cila mbeti e…
Kriza politike dhe vonesat në zbatimin e reformave evropiane i kanë kushtuar vendit me humbje të performancës në sundimin e…
Prokuroria Themelore në Pejë ka reaguar përsëri lidhur me vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt, duke sqaruar veprimet e ndërmarra nga…
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, foli me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, në Kryesinë…
nga Andi Bushati Goditja e fortë që mori partia shtet e Aleksndar Vuçiçit në zgjedhjet e të dielës në Serbi…