Ashtu sikurse u bëmë me dije pak më herë, reperi i njohur Buta, është paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku po përballet me akuza për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua më datë 11 shtator, ndërsa një ditë më pas, më datë 12 shtator, gjykata vendosi ndaj tij masën e paraburgimit.
Në seancën e sotme, Buta, emri i vërtetë i të cilit nuk është bërë publik zyrtarisht nga autoritetet, kërkoi lirimin nga paraburgimi, duke u bërë thirrje gjykatësve që të marrin parasysh rrethanat e tij familjare.
“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesem për nënën time 63-vjeçare, vajzën 1-vjeçare dhe gruan. Ato nuk mund t’i përmbushin nevojat e përditshme pa mua,” – u shpreh ai para trupit gjykues.
None found
Rasti i reperit ka ngjallur vëmendje të madhe në opinionin publik dhe komunitetin artistik. Reperi tjetër i njohur, Gjiko, ka reaguar në mbështetje të kolegut të tij përmes një postimi në llogarinë e tij personale të Instagram-it , ku shkroi shkurt: “Free Buta.”
Seanca e radhës pritet të përcaktojë nëse paraburgimi do të zëvendësohet me një masë më të lehtë, apo nëse reperi Buta do të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve.
Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…
Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…
Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…
Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…