showbiz

“Burri e lëshoi veten totalisht”, Zamira Kita rrëfen sëmundjen e vajzës: Unë s’jam aspak e fortë

Aktorja Zamira Kita rralë flët në mediat për famijen apo çështjet e saj familjare. E ftuar në emisionin Aldo Morning Show aktorja ka treguar historinë e saj familjare, për sëmundjen e vajzës. Ajo ka treguar se vajza eshte me shumë e afruar me të se sa me të atin.

“Unë jam një natyrë shumë e afruar, shumë e mirëkuptueshme, i pranoj gabimet dhe fajet e vajzës, ajo mund t’i thojë pa frikë me mua. Me të atin ka më shumë rezerva sepse ai është shumë i ashpër në kërkesat që ka, është shumë kërkues, nuk do që vajza të bëjë shumë gjëra nga ato që ajo bën, kështu që ajo e ka më të lehtë të flasë me mua edhe për problemet që atë e mërzisin, edhe për gabimet që ajo bën dhe pasojat më mbrapa që ka nevojë t’i ndajë me dikë, kurse me të atin e ka të pamundur të flasë. Kjo ndodh jo vetëm me fëmijën tim, me vajzën time, por me të gjithë fëmijët në përgjithësi.

Të lidhura

None found

Vajza është e lidhur me mua që e vogël, shumë e vogël. Për shkak të problemeve shëndetësore që ajo ka pasur që e vogël, unë kam qenë shumë më pranë saj sepse çdo familje ka ato arsyet e veta që ndërtohet marrëdhënia prind-fëmijë me nënën apo me babain… për shembull kur vajza ime ka pasur një problem shumë të rëndë shëndetësor, unë kam qenë shumë pranë saj dhe më e fortë. Në momentin kur na është dhënë një lajm jo i mirë, babai ka qarë, domethënë lotët kanë dalë prej tij dhe e ka lëshuar veten totalisht, ndërkohë që unë isha bërë në atë moment e fortë, unë s’jam aspak e fortë.

Sado që janë baballarët ashtu, tipikë për çdo gjë dhe duket sikur s’i kuptojnë fëmijët dhe nuk i tolerojnë, ata nganjëherë jan% shumë më të dhimbsur, kanë një dashuri shumë më të fortë, kanë brenda vetes një dashuri shumë më vrastare për fëmjën”, tha ajo në emisionin “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan.

të fundit

Barcelona synon yllin e PSG-së për të forcuar mbrojtjen, pas sinjaleve nga Real Madridi

Barcelona po planifikon të bëjë një lëvizje në afatin kalimtar të janarit për mbrojtësin e Paris Saint-Germainit, Willian Pacho, pasi…

4 minutes ago

Faktorët që po e pengojnë Sunderlandin e Granit Xhakës në sezonin 2026/27 të Ligës Premier

Sunderland po përjeton një fillim zhgënjyes të sezonit 2026/27 në Ligën Premier, pas një edicioni të kaluar që tejkaloi pritshmëritë.…

10 minutes ago

Dyshimet për gabim njerëzor në aksidentin hekurudhor në Spanjë, ku humbën jetën 68 persona

Neglizhenca e mundshme e një tekniku të kompanisë publike hekurudhore Adif, i cili nuk paralajmëroi për rrezikun e përplasjes së…

14 minutes ago

Senati francez miraton gjoba deri në 10 mijë euro për dëmet e protestave, projektligji kalon për votim në Asamble

Senati francez ka miratuar një projektligj që parashikon detyrimin e protestuesve për të paguar deri në 10 mijë euro për…

15 minutes ago

Politico: BE-ja zëvendëson idenë e “anëtarësimit të asociuar” të Kanadasë me një formulim të ri

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë kundërshtuar propozimin për t’i dhënë Kanadasë statusin e “anëtarit të asociuar”, duke orientuar marrëveshjen…

15 minutes ago

Marta Kos: Pa sanksione ndaj Rusisë, Serbia nuk mund të përparojë drejt BE-së; fitorja e studentëve shihet si një nisje e re

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Serbia do të përballet me vështirësi në rrugën drejt anëtarësimit në…

16 minutes ago