Categories: showbiz

Brazil, policia rikuperon 8 veprat e Matisse të vjedhura në 2025, mes tyre gjendet edhe një armë

Tetë punime të artistit të njohur francez Henri Matisse, të grabitura në dhjetor 2025 nga një bibliotekë në São Paulo, janë gjetur nga policia braziliane.

Veprat u zbuluan gjatë një operacioni në një banesë në qendër të São Bernardo do Campo, pranë São Paulos. Pamjet e shpërndara nga autoritetet tregojnë punimet me ngjyra të forta të vendosura mbi një shtrat, ndërsa mes tyre shihet edhe një revolver.

Të lidhura

None found

Të tetë veprat i përkasin albumit të famshëm “Jazz”, të publikuar në vitin 1947. Vlera e tyre përllogaritet në rreth 200 mijë dollarë, ose më shumë se 173 mijë euro.

Policia bëri të ditur se punimet mbaheshin nga një person i armatosur, për të cilin dyshohet se kishte marrë përsipër t’i ruante në emër të organizatorit të grabitjes.

Gjatë ndërhyrjes u arrestua një burrë nën akuzat për marrje të sendeve të vjedhura dhe armëmbajtje të paligjshme. Në paraburgim përfundoi edhe një grua, e cila po hetohet për një rol të mundshëm në vjedhje.

Sipas autoriteteve, pas ngjarjes qëndronte një grup i strukturuar, anëtarët e të cilit kishin përgatitur grabitjen dhe kishin ndarë mes tyre detyrat për marrjen, fshehjen dhe shitjen e veprave në tregun e zi.

Grabitja u krye më 7 dhjetor, kur dy persona të armatosur hynë me forcë në bibliotekën Mario de Andrade në São Paulo. Përpara se të merrnin disa nga punimet e ekspozuara, ata neutralizuan një roje sigurie dhe një çift të moshuar që ndodhej aty për të vizituar ekspozitën.

Nga biblioteka u morën gjithsej 13 vepra arti. Krahas tetë punimeve të Matisse, autorët vodhën edhe pesë vepra të modernistit brazilian Cândido Portinari.

Punimet e Portinarit nuk janë gjetur ende. Hetuesit dyshojnë se ato mund të jenë shitur tashmë përmes tregut të zi.

Vetëm një ditë pas grabitjes, njëri prej të dyshuarve u vu në pranga, pasi u identifikua me ndihmën e sistemit biometrik dhe teknologjisë për njohjen e fytyrës.

Hetimet vazhduan gjatë muajve pasues. Në prill, autoritetet arrestuan në Rio de Janeiro personin që dyshohet se kishte organizuar grabitjen. Ai u kap ndërsa tentonte të korruptonte një roje sigurie për të kryer një tjetër vjedhje të veprave të artit.

Në maj, policia ndërmori gjithashtu disa operacione në mjedise të lidhura me ankandet dhe tregtinë e artit në qytete të ndryshme të Brazilit.

“Jazz”, albumi i Henri Matisse i botuar në Francë më 1947, vlerësohet si një objekt i rrallë koleksionimi. Sipas shtëpisë së ankandeve Christie’s, në mbarë botën gjenden vetëm rreth 300 kopje, ndërsa afërsisht 250 prej tyre mbajnë firmën e vetë artistit.

Gjetja e tetë veprave konsiderohet një goditje e rëndësishme për rrjetin e dyshuar se merrej me grabitjen dhe trafikimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore në Brazil.

të fundit

Në 3-vjetorin e Banjskës, Haxhiu: Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës, plani për aneksimin e veriut u pengua

Në akademinë përkujtimore të mbajtur në shënim të trevjetorit të rënies në krye të detyrës të rreshterit të Policisë së…

2 minutes ago

Petrovska: Për dy vite diskutuam brenda LSDM-së, propozimet dhe zgjidhjet u lanë pas dore

Deputetja aktuale e LSDM-së dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në brifingun e sotëm të organizatorëve të platformës „Biseda për…

13 minutes ago

Deputetja Llukarevska i bën thirrje ministrit Serafimovski: Të dalë në dritë raporti mbi “skandalin e qumështit”, qytetarët presin transparencë

Deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, në seancën e sotme për pyetje parlamentare i drejtoi pyetje ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe…

13 minutes ago

Unitet. Çlirim. Krenari”, mesazhi i fuqishëm i Dardanëve përpara ndeshjes me Irlandën

Tifozët e Kosovës “Dardanët” kanë publikuar një baner mjaft domethënëse para përballjes me Irlandën.Ata kërkuan drejtësi për çlirimtarët, duke shkruar…

16 minutes ago

Tedi Malaveci merr sërish drejtimin e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë për periudhën 2026–2030

Tedi Malaveci do të vijojë të drejtojë Dhomën Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë edhe për katër vitet e ardhshme, pas…

18 minutes ago

Tragjedi në Rumani, dy shtetase britanike vdesin pasi furgoni blokohet mes dy kamionëve

Dy gra nga Britania e Madhe humbën jetën tragjikisht në një aksident që ndodhi sot pasdite në Qarkun Caraș-Severin në…

22 minutes ago