Bora dhe Donaldi janë dyshja romantike e momentit, të cilët dhuruan shumë emocione për publikun me takimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Bora shkoi për të takuar shoqen e saj Semin, por nuk mungoi edhe takimi me Donaldin, i cili para disa ditësh kishte shprehur se ajo çka kishte ndjerë për Borën ishte shumë e fortë. Bora i tha se e ndiqte 24 orë dhe Donaldi arriti t’i rrëmbente një puthje.
Mbrëmë, Bora është ngacmuar nga Naimi në puntatën e Për’puthen ku ka thënë “Të gjithë shqiptarët po presin përgjigjen”, ndërsa ajo është përgjigjur duke thënë: “Të presin pak se edhe unë po pres dikë…”
Kujtojmë se Donaldi nuk harroi datën e tyre dhe para disa ditësh, hoqi varësen nga qafa dhe e futi në një qese me ëmbëlsira për t’ia dhënë Borës. Ndërsa moderatorja bëri një postim në Instagram duke treguar se e kishte marrë surprizën dhe mesa duket, mund të ketë një ribashkim kur të jenë jashtë.
Prime-n e kaluar Bora Zemani ka bërë një koment për puthjen me Donaldin kur u fut në “Big Brother” për të takuar mikeshën e saj.
“Mendonim se ishim vetëm”, tha Bora duke qeshur kur u ngacmua nga Naim Abazi në “Për’puthen Prime”, i cili tha se “Bora e ka sjellë një insert nga Big Brother. Po t’i lësh në një qosh, puthen menjëherë.”
Justin Bieber ka zbuluar projektin e tij të ri muzikor, por këtë herë vëmendja nuk ishte përqendruar vetëm te zëri…
Më 8 gusht mbahet seanca në GJKKO, për shqyrtimin e kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të presidentit të Partisë së Lirisë…
Tashmë është fakt i kryer. Siç paralajmëroi gazeta “Panorama” disa ditë më parë, nga ky muaj qytetarët do të paguajnë…
Ardon Jashari, mesfushor 22-vjeçar nga Kumanova dhe pasaportë zvicerane, që aktivizohej te Club Brugge dhe së fundmi u transferua te…
Këtë të mërkurë, ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha,u shpreh para mediave se në vjeshtë do të…
Një tjetër episod tragjik ka goditur Rripin e Gazës, ku një kamion që transportonte ndihma humanitare është përmbysur, duke shkaktuar…