Categories: showbiz

Bora Zemani nuk duron dot më, reagon për raportin mes Semit dhe Donaldit: Njihen prej meje (FOTO LAJM)

Që prej nisjes së “Big Brother VIP”, publiku po priste një raport të tensionuar midis ish-it të Bora Zemanit, Donald Veshajt dhe shoqes së saj të ngushtë, Semi Jaupajt.

Mirëpo, pavarësisht ndarjes së dyshes, Semi dhe Donaldi ruajnë marrëdhënie të mira dhe kanë shfaqur afrimitet shoqëror me njëri-tjetrin në këtë reality show. Megjithatë, fansat u “shqetësuan” për Borën duke nxitur aludimet se aktori i humorit dhe këngëtarja mund të shfaqin diçka më shumë se miqësi aty brenda.

Të lidhura

None found

Semi ka bërë të ditur herë pas here se aktorin e humorit e sheh vetëm si shok, duke hedhur poshtë gjithë dyshimet. Mirëpo zërat nuk kanë ndërmend që të ndalen dhe një reagim për këtë ka dhe vetë Bora.

Përmes një postimi të gjatë në InstaStory ajo ka thënë se dyshja kanë një raport shoqëror mes tyre dhe ata i shikon vetëm si mbështetje mes njëri-tjetrit.

“Me duhet t’i pergjigjem absurditetit qe po ndodh! Sado te perpiqem te jem indiferente sic bej gjithmone, e kam tepamundur kur shoh qe permendet emri im cdo dite, me lajme, thashetheme e te folurapa takt. Kam punuar me perulesi qe 16 vjec dhe pa dashur kurre te fitoj ne publik vemendje te pamerituar. Asnjehere nuk kam besuar qe gjerat fitohen qyl, duke ndenjur e duke u marr me llafe. Ne fakt kam dashur ta meritoj vemendjen vetem permes punes sime dhe kurre prej jetes personale.

Ndoshta me keni pare shpesh ne median roze por jo prej deshires sime, jua siguroj. Kjo duket edhe nga fakti qe duroj shume duke mos reaguar sado budallalleqe thuhen dhe shtohen e shtohen perdite.

Une shoh gjithmone punen dhe jeten time… pa permendur e pa perfshire askend tjeter… aq me teper duke perdorur apo keqperdorur dike tjeter. Nuk jam rritur ne kurriz te askujt e per kete jam krenare! Kjo eksperence nuk me takon mua por Semit dhe Donaldit dhe ata jane te lire te sillen e ta shfrytezojne si te duan. Di te them qe ata kane patur nje marredhenie shume te mire edhe jashte, prej meje! Nuk dyshoj ne asnje moment qe Semi mund te kete pelqim me shume se shoqeror per Donaldin. Nga ana tjeter, edhe pse prej kohesh nuk jemi bashke une dhe Donaldi gezojme respekt per njeri tjetrin dhe nuk do krijonim asnjehere situata te tilla. E shoh thjeshte mbeshtetje dhe krah per njeri tjetrin! Kaq! E kuptoj qe duhet te komentoni, por mos ekzagjeroni e mbi te gjitha mos shpifni!!!”, ka shkruar ajo në InstaStory.

të fundit

Daniela Dimovska: Probation is a way to serve a sentence, not a privilege for the powerful

Dënimi me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse është një mundësi për risocializim të mirëfilltë, e jo privilegj i blerë për të…

15 seconds ago

Since 2010, 63 women in Kosovo have been killed by their husbands

Një tjetër grua u vra në Kosovë u vra nga bashkëshorti dje në Gjilan. Nga të shtënat me armë zjarri…

1 minute ago

Sadiku meets Congressman Brandon Gill and Tulsi Gabbard in Texas

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, gjatë vizitës që po zhvillon në Teksas të Shteteve të Bashkuara të…

2 minutes ago

Students call nationwide protest on October 13 in front of the Ministry of Education

Në ditën e 133-të të protestës në Tiranë, është shfaqur një pankartë përmes së cilës studentët njoftojnë organizimin e një…

2 minutes ago

Flutura Açka: Berisha should have stepped down as leader of the DP, Parliament disgraced itself by not stripping Balluku of her mandate

Flutura Açka, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te…

3 minutes ago

Serbia left without an EU roadmap, Marta Kos: After the elections, we will assess Belgrade’s seriousness

Për Serbinë nuk do të ketë një udhërrëfyes orientues në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. [...] Read More... The…

3 minutes ago