showbiz

Bledi Mane: Luizi fiton 100 mijë euro në muaj, i thashë mos i harxho për 30 minuta

Bledi Mane ka treguar në “Wake Up” se Luiz Ejlli me koncerte, reklama në Instagram etj fiton 100 mijë euro në muaj. Ai shpreson që Luizi të dijë t’i menaxhojë paratë që fiton dhe të mos i harxhojë brenda 30 minutave.

Bledi Mane: Statistikat tregojnë që Luizi i fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, rrjetin e tij social Instagram, kontratat e koncerteve, natyrisht. Shumë aktiv është edhe maestro.

Blendi Salaj: Një sekondë, si ja matni ju paratë e fituara, në çfarë mënyre kur flasim për statistikat?

Bledi Mane: Ne banorët mes njëri-tjetrit kemi kontakte.

Blendi Salaj: Pra ti ke informacion.

Bledi Mane: Po patjetër, duke qenë dhe gazetar, ju besoj se më kuptoni. Nuk është kureshtje individuale por është kureshtja e profesionit që këta djem e vajza e lanë famën aty apo e morën me vete dhe dinë ta konvertojnë në të mira materiale.

Blendi Salaj: Kështu që Luiz Ejlli me 100 mijë euro në muaj, është në shumë e konsiderueshme.

Bledi Mane: Luizi është një dallaveraxhi, një biznesmen, një njeri që i kap situatat dhe di t’i kthejë në të mira materiale. Ndoshta ka ndryshuar që këto të mira materiale nuk i shpërdoron brenda natës dhe unë ia kam uruar dhe ia kam këshilluar…

Neada Muçaj: 100 mijë euro në muaj supozohet të bëhet miliarder brenda vitit.

Bledi Mane: Janë ca makineta që s’ka nevojë për një muaj, ka nevojë vetëm për 30 minuta. Kështu ka mënyra për t’i shpërndarë paratë sidomos në këtë kohë që vlojnë pushimet e shtrenjta nga Ksamili në Theth. Gjithsesi ai djalë mbetet kampion dhe deri tani po i ndjek këshillat.

të fundit

Kievi nën sulm masiv rus/ Humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë, plagosen dhjetëra të tjerë

Gjatë natës, Kievi është përballur me bombardime të rënda ruse. Autoritetet ukrainase, raportojnë se katër persona kanë humbur jetën, mes…

1 minute ago

Tragjike/ Donte të impresiononte fansat, rrjedha e ujëvarës përpin 22-vjeçarin (VIDEO)

Një tragjedi ka ndodhur në Indi, ku një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën, pasi u rrëmbye nga ujërat e një ujëvare…

32 minutes ago

Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim

Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej…

48 minutes ago

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 96.9…

2 hours ago

Parashikimi i motit 28 Gusht 2025/ Kthjellime dhe temperatura të larta

Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë prezent, duke sjellë në orët e para…

2 hours ago