Një bisedë mes Mateo Borrit dhe Florjan Allës në “Big Brother VIP Albania” përfundoi me lot dhe tensione mes tyre.
E gjithë biseda nisi për palestrën derisa në një moment Flori me humor i drejtohet Mateos duke i thënë: Kur kam bërë unë palestër, ti nuk e dije çfarë ishte. Shitet palestra me gjithë girat.
Përgjigja e Mateos ishte e prerë: “Palestra ku unë punoj nuk ka për t’u shitur kurrë”. Kjo u pasua nga Flori, i cili në kuadër të humorit përshëndeti pronarin e palestrës ku punon Mateo.
Në këtë çast Mateo u nervozua dhe i kërkoi disa herë Florit të mos e përmendte më. “Pusho, mos e përmend më se ta shpjegoj unë kur të jemi vetëm”, i tha Mateo.
Nuk zgjati shumë dhe Mateo shpërtheu në lot ndërsa Flori i kërko të falur dhe shpjegoi disa herë dhe me banorët e tjerë që nuk ishte aspak diçka tendencioze.
Mateo punon në palestën në pronësi të Amarildo Pajtonit, i riu i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motorr më 25 korrik 2024. Mateo dhe Ildi kanë qenë miq të ngushtë, dhe përmendja e tij edhe pa qëllim preku një dhimbje ende të hapur.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, prej orëve të para të…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot ndiheni të frymëzuar për të shprehur ndjenjat tuaja…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar deputetin Bledjon Nallbati në Spitalin e Traumës pas lëndimeve që pësoi gjatë…
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj deklaroi se nuk iu bashkua protestës së PD, pasi i qëndron asaj që ka…
Marrëdhënia e Selin me Gimbon duket se ka përçarë banoren me kunatën e saj në Big Brother, Gretën. Herë pas…
Një tërmet i fortë është regjistruar pak momente më parë në Kosovë, duke shënuar panik në zonë. Bëhet me dije…