showbiz

Birësoi djalin 9 vite më parë, Fjodora Fjora tregon si i përgjigjet kur i biri e pyet ku është babi (FOTO LAJM)

Moderatorja Fjodora Fjora në një intervistë të veçantë për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel rrëfeu disa detaje nga jeta private.

Para nëntë vitesh ajo vendosi të birësonte Alteon, ndërsa tha se nuk ishte vendim aspak i lehtë.

Të lidhura

None found

“Nuk ka qenë e thjeshtë, m’u desh të kaloja 1001 dilema dyshime, diskutime me veten dhe me familjarët, ka pasur edhe të tjerë që më kanë gjykuar, kanë menduar që është një vendim i nxituar. Më thoshin që pse, ti mund të lindësh vetë një fëmijë. Dilemat përgjatë muajve që vijonin procedurat e birësimit ishin si një lloj shtatzënie mendore. Të bëhesh prind është si të rrëshqasësh mbi ujë pa u zhytur, ka momentet herë poshtë dhe herë lart, është një lloj përgjegjësie që nuk e shpreh me fjalë, Të gjitha vajzat që e dinë se si është të jesh mama, e dinë që asnjë fazë nuk është njëlloj, nuk e dimë në botë se çfarë ka ndryshuar se je në dispozicion të një qenie tjetër”, tha Fjodora.

Moderatorja tregoi se është shumë e hapur me djalin, në lidhje me ndërtimin e familjes së tyre. Ajo trgon si i përgjigjej djalit të saj kur e pyeste ku është babi:

“Ne kemi një formulë në shtëpinë tonë që asnjë familje nuk është e çuditshme për mënyrën se si vjen, prandaj duhet t’i pranojmë njerëzit dhe familjet se si vijnë se nuk është në dorën tonë zgjedhja. Unë me Alteon kam qenë shumë e hapur për mënyrën se si ai ka ardhur në jetën time se si është ndërtuar familja jonë dhe për mënyrën se ne mund të jemi një familje që dikush mund t’i bashkohet familjes sonë dhe mund të ketë një figurë tjetër prindërimi. Për momentin jemi shumë mirë siç jemi”, tha ajo.

të fundit

Zyrtari i dyshuar për kërcënimin me armë ndaj djalit të Donika Kadaj-Bujupit

Një incident i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, ku djali…

2 minutes ago

Raportet për vrasjen e Arlinda Zekajt dorëzohen një orë para mbledhjes, nis përplasja në komision

Zyra e Kryeministrit ia ka dorëzuar sot Komisionit Hetimor Parlamentar raportet e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Punëve…

3 minutes ago

Klauzola e mundshme në kontratë mund t’i hapë rrugë largimit të Upamecanos nga Bayerni

E ardhmja e Dayot Upamecanos te Bayern Munich mund të varet nga një detaj i kontratës së tij të re,…

6 minutes ago

Constitutional Court to hear AGSH appeal against GJKKO regulations in plenary session

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), që kundërshton rregulloren…

7 minutes ago

PD boycotts Electoral Reform Commission, Taulant Balla: If they do not attend meetings by November 30, we will pass only our proposals in Parliament

Partia Socialiste paralajmëron se do të vijojë me propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse Partia Demokratike nuk…

8 minutes ago

Three PDK lawmakers discuss the Special Court with EU ambassador

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, Elmi Reçica dhe Ariana Musliu Shoshi e kanë takuar të hënën me…

8 minutes ago