Ndryshimi në stilin e veshjes së Billie Eilish nuk u shoqërua pa komente negative dhe mospëlqim nga fansat e saj. Në një intervistë për Elle, Billie – e cila u bë e famshme teksa vishej me bluza dhe pantallona të gjera – foli në lidhje me ndryshimin në stil.
“Njerëzit kapen pas disa kujtimeve dhe kanë një lidhje me to. Por është shumë çnjerëzore. Kam humbur 100,000 ndjekës, vetëm për shkak të gjinjve. Njerëzit kanë frikë nga gjinjtë e mëdhenj,” tha Billie për Elle.
None found
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja flet për mënyrën sesi ndryshimi i stilit të saj ka çuar në reagime të ashpra. Në maj, artistja tha për British Vogue se ajo kishte përfunduar duke luajtur me rregullat e dikujt tjetër përsa i përket mënyrës si vishej.
“Të tregosh trupin ose lëkurën – ose të mos i tregosh – nuk ka pse të largojë respektin tuaj. E gjitha lidhet me atë që ndiheni. Nëse doni të bëni një operacion, bëjeni. Nëse doni të vishni një fustan për të cilin dikush mendon se dukeni shumë të mëdhenj, visheni. Nëse ndiheni sikur dukeni mirë, ju dukeni mirë,” tha ajo për Vogue.
Për Vogue Billie tregoi pak trupin, si mënyrë për të nxjerrë në pah atë që përmendi edhe në Instagram: “Bëni çfarë të doni me trupin tuaj, kur të doni”.
Ernest MuçiErnest Muçi ka gjetur golin në sfidën që Trabzonspor po luan momentalisht përballë Udineses, në kuadrin e miqësores [...]Read…
Diskutimet për hapjen e një konsullate të Serbisë në qytetin e Shkodrës ka nxitur reagime të forta politike. Përmes një…
Deputetja e VLEN-it, Kaltrina Beqiri, ka deklaruar se premtimi për punësimin e 600 specializantëve privatë në shëndetësinë publike po hyn…
Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka tronditur zonën e Elbasanit pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te…
Një tjetër shifër rekord e lëvizjeve gjatë sezonit turistik veror është regjistruar në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo në…
Drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei, dhe më shumë se 1,000 punonjës, disa prej të cilëve në pozicione drejtuese në…